Rikthehet Champions, sot Milan-Mançester dhe Lion-Real
Autori i Lajmit: Redaksia
Pas disa muajsh pushim sot, në “San Siro” të Milanos do të ndeshen “djajtë” e futbollit evropianë: Milan-Mançester United. Në këtë takim të dy ekipet vijën pas rezultateve të mira të marra në kampionatet respektive. Përpara se të fitonte takimin e së premtes mbrëma ndaj Udinezes, ekipi i Milanit nuk kishte arritur asnjë fitore që prej humbjes në derbin e Madonninës ndaj Interit. Por ajo fitore(3-2) e marrë përballë friulanëve duket se ka kthyer humorin në kampin kuqezi. Deri më tani italianët janë të tretët në Serie A dhe janë eliminuar nga Kupa e Italisë pikërisht nga Udineze. Gjithsesi, sot dy ekipet më të famshme të Evropës do të përballën me njëra – tjetrën për të ndarë kështu skuadrën që do të vazhdojë për më tej. Përballja e fundit e këtyre dy skuadrave ishte ajo e sezonit 2006-2007 ku Milani arriti të shkonte në finale, pasi në dy takimet kishte marrë një rezultat fantastik përballë “djajve” të Mançesterit, 6-2. Për sa i përket sezonit aktual, “djajtë” e Milanit kanë zhvilluar shumë takime të mira: midis tyre vlen për tu përmendur fitorja në Bernabeu ndaj Realit, 3-2 (në fazën në grupe). Nga ana tjetër, skuadra e United, në grup, nuk ka zhvilluar ndeshje shumë të forta, pasi përballë kishte ekipe të dobëta. Sigurisht që në kualifikimin e United kontribuoi edhe sulmuesi Uajn Runi. Edhe pse kanë humbur yllin e tyre, Kristiano Ronaldon, “djajtë” e United duket se nuk kanë vuajtur shumë në Ligën e Kampioneve. Ata janë kualifikuar në vendin e parë dhe tashmë përballë Milanit do të luajnë ndeshjen më të vështirë të këtij sezoni në Ligën e Kampioneve. Në letër kampionët e Anglisë (tani janë të dytët, një pikë prapa Çelsit) duket se janë më të privilegjuar, pasi ndeshjen e parë do ta luajnë jashtë fushe, kështu që pas dy javësh në “Teatrin e ëndrrave” do të mund të rekuperojnë gjithçka. Një tjetër fakt shumë interesant i këtij takimi është se David Bekam do të luajë për herë të parë në Old Trafford që nga 2003-i (kur la United për Realin). Duhet thënë se historia flet për italianët: kuqezinjtë asnjëherë nuk janë eliminuar nga gjigantët anglezë në takimet që janë zhvilluar me sistem vajtje-ardhje. Një barazim apo një humbje 2-1 do ti shkonte shumë për shtat ekipit anglez. Gjithsesi, mendohet se Milani do të jetë shumë i rrezikshëm në sulm, pasi Alexandro Pato tashmë ka rikuperuar shumë mirë dëmtimin e tij. Ky takim mund të përfundojë 3-1 për vendasit. Kompanitë e basteve e kuotojnë 1-shin e Milanit, 2.70. Formacioni i mundshëm i Milanit (4-3-3): Dida, Abate, Nesta, Thiago Silva, Favalli; Gattuso, Ambrosini, Pirlo; Pato, Huntelaar, Ronaldinjo. Mançester United: Nemanja Vidic, Ryan Giggs dhe Anderson nuk kanë udhëtuar drejt Milanos, pasi që të tre janë të dëmtuar. Nga ana tjetër të gatshëm për Sir Ferguson do të jenë Rio Ferdinand dhe Nani.
Olimpik Lion – Real Madrid
Në “Stade Gerland” të Lionit do të zbresin sot yjet e Realit të Madridit. Në këtë përplasje ekipi francez vjen pas një ndryshimi rrënjësor që ka bërë në skuadër: vjet ata humbën titullin kampion për herë të parë që nga 2001-i i largët. Nën drejtimin e Claude Puel, ekipi i Lionit, këtë vit ndodhet në vendin e katërt në Le Championnat. Ata janë plot tetë pikë prapa kryesuesve, Girondins de Bordeaux. Tashmë të gjithë po kritikojnë trajnerin Puel, mënyrën se si ai drejton skuadrën: trajneri pëlqen shumë lojën mbrojtëse dhe rreshton shumë mirë Lionin prapa edhe pse në repartin e sulmit ka lojtarë të mëdhenj. Këtë fundjavë ata morën një fitore minimale ndaj Racing Club de Lens: të vetmin gol të ndeshjes e shënoi Cesar Delgado. Gjithsesi, skuadra franceze është shumë e favorizuar ndaj “los merengues”. Në veçanti spikat faktori fushë ku në “Stade Gerland”, ku palët janë takuar dy herë më parë, në fazën në grupe, Lioni ka marrë fitore. Ndërsa në takimet e kthimit, pra që janë zhvilluar në “Bernabeu”, takimet janë mbyllur në barazim. Pra në letër, më të favorizuar janë francezët. Nga ana tjetër, ekipi i Realit, edhe pse po ndjek këmba-këmbës Barcelonën në La Liga (tashmë diferenca midis dy klubeve është vetëm 2 pikë), kërkon të fitojë Ligën e Kampioneve për të dhjetën herë në historinë e klubit. Spanjollët janë mjaft të favorizuar, pasi finalja do të luhet në shtëpinë e tyre, Stantiago Bernabeu (më 22 maj). “Los Merengues” këtë verë kanë shpenzuar shifra të çmendura vetëm që të marrin në ekip lojtarë si Ronaldo, Kaka, Benzema dhe Alonso. Në pankinë presindeti Perez ka marrë një nga teknikët më të mirë të kësaj lige, Manuel Pelegrinin. Madrilenët në këtë takim vijnë pas një triumfi: kanë mundur Xerezin, 3-0.
Ky lajm është publikuar: 16/02/2010