E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqëria civile, “Marshim ballkanik për të drejtat e gruas”

Autori i Lajmit: redaksia
Lëvizja Shqiptare për Të Drejat e Gruas deklaroi dje se do të realizojë një marshim ballkanik që do të fillojë fillimisht në Athinë, Selanik, Sofje, Rumani, Serbi, Mal të Zi, Prishtinë dhe do të përfundojë në qytetin e Durrësit në Shqipëri. Më datën 6 shkurt 2010 përfaqësues të 23 Organizatave nga Shqipëria, të cilat kontribojnë për mbrojtjen e të drejtave të gruas nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për Bashkëpunim Kombëtar dhe Rajonal në shkëmbimin e informacionit, në kuadër të Marshimit të Tretë Botëror të Gruas, e cila lidhet me barazinë social - ekonomike dhe të zhvillimit shumëdimensional të rolit të gruas në shoqëri. Kështu krahas kontributit të shoqatave të tjera u shtua dhe një zë i ri Lëvizja Shqiptare për Të Drejat e Gruas, e cila ka në fokus të vet barazinë gjinore, dhunën kundër gruas, trafikimin e grave dhe vajzave, punësimin dhe sigurimin e saj në strukturat e tregut të punës, të barazisë mes grave emigrante dhe atyre vendase, të paqes si dhe shërbimeve sociale që vetë gratë duhet të kenë akses.Disa prej qëllimeve të Lëvizjes Shqiptare për Të Drejat e Gruas janë: Promovimi i rritjes njerëzore, përmirësimi i kapacitetit shoqeror dhe profesional, barazinë social- ekonomike si dhe zhvillimi kulturor ndërmjet burrave dhe grave, rritja e pjesëmarrjes së gruas në forumet drejtuese të pushtetit lokal, në vendimmarrje dhe politikë, demokratizimin dhe mbështetjen e idealeve dhe normave në të cilat bazohet Evropa; Mbështetjen dhe marrjen në mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe atyre në rrezik, duke iu referuar kryesisht grave, fëmijëve dhe rinisë, por gjithashtu edhe të moshuarve, të paaftëve, të sëmurëve, të papunëve etj; Vëmendjen, mbështetjen dhe vendosmërinë për të vendosur ura lidhëse bashkëpunimi me emigracionin, me veprime dhe aktivitete në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjithashtu në kuadër të ditës ndërkombëtare të gruas do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, ku pjesë e këtyre diskutimeve do të jetë dhe koordinimi dhe konsolidimi me rajonin, në një takim në Shqipëri me organizatat e grave nga Ballkani për të diskutuar për platformën e mëtejshme. Në takim u shqyrtua dhe krijimi, i një platformë evropiane që synon të përfshihet në katër shtyllat kryesore të fushatës botërore që do të jenë: Vetqeverisja Ekonomike e gruas, Të mirat e përbashkëta dhe Shërbimet Publike, Paqja dhe Dhuna kundër gruas.
Ky lajm është publikuar: 16/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›