E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervista e ish vjehrrës së Edi Ramës, si intervista e Katanit kur i kishin marrë peng vajzën

Nga Kastriot MYFTARAJ 
Intervista që Gazeta Shqiptare i mori ish- vjehrrës së Edi Ramës, mund të përdoret si manual për keqpërdorimin nga ana e medias të njerëzve për qëllime politike. Pyetjet që iu bënë zonjës Marije (në fakt emrin e ka Marika) Makoçi, dukej se qenë shkruar nga vetë ish- dhëndri i saj, Edi Rama. Intervista që iu mor ish- vjehrrës së Edi Ramës ishte në fakt si intervista që pengmarrësit i marrin njeriun të marrë peng. Ajo të kujton atë episodin nga filmi Oktapodi, kur komisar Katani, të cilit i kanë marrë vajzën peng, detyrohet nga pengmarrësit të japë një intervistë në media, ku pyetjeve duhet t u përgjigjet sipas tekstit që i kanë dhënë pengmarrësit. Ish- vjehrra e Edi Ramës u përgjigj si një njeri që ka peng nipin tek Edi Rama. I kujtdo qoftë nipi i saj, i Kristaqit apo i Edit, ai është nipi i saj, ky është një realitet që nuk ndryshon. Për hir të nipit, gjyshja u detyrua të tregonte një përrallë ku ujku (Edi Rama) del si i mirë. Megjithatë, nëse analizon fjalët e gjyshes, nuk e ke të vështirë të lexosh të vërtetën midis rreshtave. Sigurisht që Edi Rama do të donte që përrallën që tregoi gjyshe Marija ta kishte treguar ish- gruaja e tij Matilda, por duket se këtë gjë nuk ka guxuar ta kërkojë.
Për të zbuluar falsitetin e përrallës që na tregoi ish- vjehrra e Edi Ramës, le të supozojmë për një moment se çfarë do të kishte ndodhur sikur Fatos Nano, në vitin 1998, kur shkoi vizitë në Paris dhe takoi Edi Ramën, të mos e kishte ftuar këtë të fundit në Shqipëri për ta bërë ministër? Me siguri që Edi Rama nuk do të ishte kujtuar për Grigorin, Matildën, e as për Shqipërinë. Kur erdhi Edi Rama në Shqipëri dhe u bë ministër, ai nuk pyeti për dy vjet e gjysmë për djalin dhe nuk doli kurrë publikisht me të, deri në ditën e votimeve në zgjedhjet vendore të 1 tetorit 2000, kur Edi Rama kandidonte për kryetar bashkie dhe u detyrua të dalë me djalin përkrah, për shkak se Mero Baze botoi thëniet e tij në gjyq se djalin Matilda nuk e kishte me të, por me vjehrrin, Kristaqin. Kështu që shkaktar që u rihap gjithë kjo histori dhe që Edi Rama takohet me djalin dhe ha ndonjë drekë tek Taivani është në fund të fundit, Fatos Nano. Këto janë ironitë e politikës shqiptare!
Intervistuesja e Gazeta Shqiptare e pyet ish- vjehrrën e Edi Ramës në lidhje me akuzën që i ka bërë ky ish- gruas se djalin nuk e ka me të, por me vjehrrin e saj dhe babain e tij, Kristaq Ramën: Është hera e parë që keni dëgjuar shpifje të këtij lloji? (Gazeta Shqiptare, 16 mars 2009, f. 14)
Shikoni se çfarë profesionalizmi që tregon Gazeta Shqiptare. Atë çështje për të cilën pyet, e quan paraprakisht shpifje?! Marije Makoçi i përgjigjet: Në fakt, përpara 4-5 vjetësh gazetari Mero Baze shkroi një sajesë të këtij lloji në gazetën e tij Tema. Ne u prekëm në atë kohë, dhe madje shkuam në redaksinë e kësaj gazete, u ankuam, por morëm si përgjigje se shkrimi ishte i ardhur në redaksi. (Gazeta Shqiptare, 16 mars 2009, f. 14)
Në fakt Mero Baze e ka bërë këtë akuzë për herë të parë saktësisht para nëntë vjetësh, në vitin 2000, pastaj e ka përsëritur deri para katër-pesë vjetësh, pra jo vetëm në një rast. Mero Baze, sot që ka dalë kundër Berishës do të bënte mirë të na e sqaronte këtë çështje, se atë përrallën që artikullin e kishte sjellë dikush në redaksi, nuk e ha kush, se artikuj të këtij lloji nuk botohen në këtë mënyrë. Pastaj lind pyetja se përse Edi Rama që në atë kohë paditi në gjykatë Arian Çanin (në atë kohë kryeredaktor i Gazeta Shqiptare), nuk e bëri të njëjtën gjë me Mero Bazen, i cili nuk doli në një gjyq me Edi Ramën, siç doli me Fatos Nanon kur fyeu gruan e këtij të fundit. Tash që Edi Rama është bërë mik me Mero Bazen dhe doli e mbrojti publikisht këtë të fundit para pak kohësh, mund të shkojë një mbrëmje në emisionin Faktori plus të Mero Bazes dhe të na e sqarojnë këtë histori. Me siguri që do t ia kalojnë Portokallisë për audiencë të shikuesve që kërkojnë të zbaviten.
Për gjyqin e divorcit të Edi Ramës dhe Matilda Makoçit, ish- vjehrra e Edi Ramës tregon kështu, edhe pse vetë nuk ka qenë e pranishme: Ka një padi, e paraqitur në datë 12.2.1991 pranë Gjykatës së rrethit Tiranë me objekt: Zgjidhje martese, lënie fëmije në kujdestari, detyrim ushqimor, lënie banese etj. Pala e paditur përfaqësohej në gjyq nga avokati Përparim Ibrahimi. Zoti Rama ndodhej jashtë shtetit, në Gjermani, në atë kohë. Këtu duhet të themi se ai nuk donte ndarje dhe largohet për të mos asistuar në këtë proces. Madje, në sallën e gjyqit, avokati i ka thënë me keqardhje që nuk duhet të ndaheni. Por, Matilda i ka kthyer një përgjigje mjaft indiferente: "Me ty, po ndahem unë". Tani ne dëgjojmë dhe lexojmë sajesa të tjera. Kush i ka realizuar këto? (Gazeta Shqiptare, 16 mars 2009, f. 14)
Në atë kohë, dhe një mënyrë edhe sot, gjyqet e këtij lloji tentohej të zgjidheshin me pajtim, pra nëse Edi Rama pranonte të paguante detyrim financiar për ushqimin e Grigorit, nuk kishte pse kjo çështje të bëhej objekt i procesit gjyqësor, por zgjidhej që në fillim. Derisa çështja e detyrimit ushqimor është bërë objekt i gjykimit, kjo do të thotë se Edi Rama nuk ka pranuar të paguajë detyrim ushqimor, gjë që e ka bërë se nuk ka dashur ta njohë Grigorin. Gazeta Shqiptare shpalli se do të botonte vendimin e këtij gjyqi, por i botoi fotokopjet e fletëve të tij përgjysmë dhe njëra mbi tjetrën në atë mënyrë që të mos lexoheshin pjesët më delikate, pra ato ku thuhej se Edi Rama as që e ka kërkuar kujdestarinë e Grigorit, edhe pse gjykata përgjithësisht ia jep atë nënës. Por, kur Edi Rama nga njëra anë nuk kërkonte kujdestarinë e Grigorit, dhe nga ana tjetër nuk pranonte të paguante pension ushqimor për të, kjo do të thotë se ai nuk e njihte atësinë e të birit. Sikur Gazeta Shqiptare t i kishte botuar qartësisht dy fletët e vendimit, do të hidhej pak më tepër dritë mbi këtë çështje të errët.    
Nga përgjigja që ish- vjehrra e Edi Ramës i jep pyetjes për shkaqet e ndarjes së vajzës së saj nga burri, kuptohen shumë gjëra si nëntekst: Por, duhet thënë se mes të dyve pati edhe mjaft ndikime të jashtme. Gjithsesi, duke qenë të dy tipa mjaft kapriçozë, kokëfortë dhe në luftë mes tyre për të qenë njëri i pari, marrëdhëniet u ftohën shumë. Më pas, lindën debatet mes tyre dhe Matilda e kërkoi divorcin, sepse nuk donte që djali i tyre të dëgjonte fjalët që bëheshin mes tyre. (Gazeta Shqiptare, 16 mars 2009, f. 14)
Zonja Marije nuk thotë gjë se cilat qenë këto ndikime të jashtme, dhe fjalët që të dy bënin. Por duket se ndikimet e jashtme kanë qenë grupimi i shokëve biseksualë dhe homoseksualë të Edi Ramës, të cilët qenë xhelozë për çdo njeri që tërhiqte afeksionin e tij. Unë, në cilësinë e biografit të Edi Ramës kam arritur në përfundimin se biseksualizmi i Edi Ramës mori fund në dobi të anës homoseksuale të tij, me dështimin e martesës së tij. Ndarja e kësaj dileme reflektohet në shkrimin e Edi Ramës Lule shqipo lule djalë, të cilin e kam analizuar në raste të tjera. Është domethënëse që divorcin e kërkon Matilda, në një kohë që Edi e kishte braktisur dhe kishte ikur në Gjermani. Për Edin që sot ka filozofinë përtej së majtës dhe së djathtës, braktisja ishte zgjidhje informale e llojit: përtej martesës dhe divorcit. Por nëse Edi ka qenë në Gjermani në seancën e parë të gjyqit, nuk do të thotë se ka munguar dhe në seancat e tjera, se një gjyq ku pala paditëse ka disa pretendime, nuk mbaron në një seancë.   
Për enigmën, na sqaron edhe më tepër ky fragment nga përgjigja e ish- vjehrrës për shkaqet e ndarjes: Por, mjaft gjëra kanë ndikuar tek Mati (kështu i thërrasin në familje) për të mos vazhduar. Madje, që me lindjen e djalit, unë mendoj se diçka ka ndikuar tek ajo. (Gazeta Shqiptare, 16 mars 2009, f. 14)
Në këtë moment, intervistuesja e trembur se mos dalë diçka nga e vërteta ndërhyn:
E pra, është vënë re gjendja jo e mirë shëndetësore e Matildës... (Gazeta Shqiptare, 16 mars 2009, f. 14)
Kjo është një ndërhyrje sugjestionuese. Ish- vjehrra përgjigjet: Një shok pas lindjes, që nuk është kapur nga mjekët. Diçka ka ndodhur, sepse dihet që tek gratë ndodhin shokime

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›