E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis shpërndarja e dokumenteve të legalizimit në Sarandë

Është zhvilluar dje ceremonia e dhënies së dokumenteve të legalizimit të ndërtimeve informlae të ndërtuara pas viteve 90, në lagjen nr 1 të qytetit ë Sarandës dhe banorëve të Berdeneshit, në periferi me status administrativ të pa caktuar. Për shpërndarjen e dokumenteve të legalizimit, prezent në ceremoni ishte vetë kreu i njësisë së legalizimit të qarkut të Vlorës dhe shefi i tij, Shaban Memia. Legalizimi i banesave në Lagjen 1 , Sarandë, i dha fund informalitetit të ndërtimeve pa leje në këtë lagje të qytetit në një nga pikat më të preferuara të ndërtuesve. Banorët e kësaj lagjeje, në fillim të viteve 90, zbritën nga zonat malore të fshatrave të Labërisë dhe kryesisht nga Rrëzoma dhe u vendosë provizorisht në baranga e më pas filluan të ndërtojnë shtëpitë e tyre të banimit përreth Hotel Turizmit. Fillimisht vendosja e tyre u kundërshtua, për shkak të vendosjes pa kriter dhe pa marrë parasysh rregullat urbane të një qyteti turistik, por me mbështetjen e Deputetit  Leka Toto në ato vite, jo vetëm që numri i ardhësve sa vinte e rritej, por edhe ndërtimet po ngriheshin me struktura betoni për të siguruar legalizimin e tyre në një kohë të mëvonshme. Ndërsa fshati Brendenesh, që dhe ky njohu legalizimin ditën e djeshme, u krijua mbi vendosjen në kodrat e Berdeneshit të banorëve të ardhur kryesisht nga zonat malore të Vlorës, Përmetit dhe Tepelenës, duke krijuar fshatin e ri, me status adminstrativisht të papërcaktuar, të regjistruar pjesërisht në Komunën e Alikos, një pjesë në përbërje të Bashkisë Sarandë dhe tjetër si pjesë e Ksamilit. Ditën e djeshme, këta banorë kanë marrë në dorë dokumentet e ligjërimit të banesave të tyre dhe njëherësh marrjen fund të të qënit si informalë në banesat e tyre. Sipas kreut të ALUIZNI- t, Shaban Memia, së afërmi do të marrin dokumentacionin e legalizimit edhe mbi 400 familje të lagjes 2, 3, dhe 4, të cilët kanë plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, përjashtuar këtu  ata që kanë ndërtuar duke shkelur ligjet për mbrojtjen e monumenteve, ndërtimeve në zonën arkeologjike dhe në kundërshtim me planin rregullues të qytetit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›