Intervista/Rasmussen: “Në Afganistan do të fitojmë”.
Gjatë një interviste, Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, z.Anders Fogh Rasmussen, flet për prioritetet e mandatit të tij, i cili do të konsistojë në një bashkëpunim të ri me rusët, por edhe për një hapje për miq të rinj, si receta e NATO-s për të ardhmen e saj
Zoti Sekretar, situata në Afganistan duket e keqësuar nga dita në ditë. Kapaciteti i talebanëve është rritur. Ndërsa proçesi i zgjedhjeve duket i stakuar nga realiteti i vendit. Si mund të dilet nga kjo situatë?
Situata e sigurisë në Afganistan nuk është e kënaqshme dhe ne, për të bërë më tepër, duhet të reagojmë më me vendosmeri si në nivelin ushtarak dhe në atë të rindërtimit civil të vendit. Dhe në mënyrë të veçantë, duhet të zhvillojmë më tepër kapacitetin e ndërhyrjeve ushtarake dhe numrin e forcave të sigurisë afgane.
Nuk mendoni që, e gjithë kjo tingëllon si një “afganistanizim” i konfliktit? Është ajo që ndodhi me “vietnamizimin”, dhe të përkthehet së fundi, me një falimentim të tmerrshem ushtarak?s
Jo, nuk mund të bëhen krahasime të këtij lloji. Ne, në Afganistan do të fitojmë. Do të bejmë të mundurën me qëllim që misioni të mbyllet me sukses. Do të qëndrojmë të gjithë kohën e duhur për t’a bërë vendin të sigurtë. Nuk mund të lejojmë që Afganistani të kthehet një vend strehimi për terroristët.
Por ka një numër të madh raportesh, që vijnë nga Pentagoni, që nënvizojnë sa mbrapa ka shkuar situata. A keni një zgjidhje ngushtësisht ushtarake?
Nga pikëpamja ushtarake duhet të shtojmë forcat e sigurisë afgane, do të duhet të pergatisim dhe të formojmë më tepër ushtarë afganë. Kjo është pikërisht përmbajtja e asaj që do të bëjmë në muajt e ardhshëm: me krijua një mision të përgaditjes ushtarake të afganëve. Ftoj me këtë rast, të gjithë aleatët që të ofrojnë personel ushtarak, në gjendje të formojnë ushtarë lokal dhe burimet për të realizuar këtë program.
Nuk mendoni se problemi, në realitet është i lidhur me qeverinë aktuale afgane, që nuk qeveris siç duhet? Karzai, për shembull, ka prapë nevojë për mbështetjen e “zotërinjëve” të luftës. Dhe nuk janë, sigurisht, shembuj të ndershmërisë “Grand commis”-të e Shtetit…
Afganistani duhet të respektojë konventat ndërkombëtare dhe të përmbushë detyrimet ndërkombëtare përfshi të drejtat e njeriut. Por, para së gjithash, jemi në Afganistan për të shtuar sigurinë, përfshi edhe tonen. Sepse, nëse talibanët, ia dalin të rivendosen në Afganistan, atëherë terrorizmi do të përhapet në të gjithë Azinë Qendrore e më gjërë.
Mendoni që Rusia mund të përfshihet në zgjidhjen e problemit afgan?
Po, por jemi tashmë duke bashkpunuar me Rusinë dhe vlerësojmë, që Kremlini ka pranuar të na lejojë tranzitin për të lehtësuar nevojat e misionit Isaf. Dhe nuk përjashtoj aspak që Rusia, mund të kontribuojë më tepër në të ardhmen.
E çfarë kontributi do të prisnit nga Rusia?
Shumë varet nga vetë qeveria ruse dhe nga pala afgane. Siç e kam theksuar më sipër, ne kemi nevojë për instruktorë ushtarak, për të rritur kapacitetin e forcave të sigurisë afgane.
Ideja për të bllokuar zhvillimin e skudit antimisile në Poloni dhe në Republikën Ceke, mendon që është frut i një strategjie e SHBA-së, për të angazhuar Rusinë në zonat e tjera siç është Afganistani?
Nuk njoh në detaje qëllimet amerikane. Do të prisja nga ana e tyre një analizë më të gjërë e më të thellë, për çfarë kanë nevojë për t’u mbrojtur Shtetet e Bshkuara dhe Evropa, kundër sulmeve misilistike. Për sa i takon Rusisë, jam komplet në favor të trasparencës së saj si dhe të një impenjimi të saj në mbrojtjen misilistike, sepse në fund ne ndajmë me rusët, të njëjtat kërcënime ndaj sigurisë, të njëjtat interesa dhe të njëjtat shqetësime.
Ky është qëndrim i ri kundrejt Rusisë. Çfarë ka ndryshuar?
Po, është e vërtetë. Mendoj që duhet të përqëndrohemi më tepër në bashkpunimin praktik në rajonet ku ndajmë të njëjtat shqetësime me rusët. Marrim psh terrorizmin: Rusia kohët e fundit, ka provuar në lëkurë të saj një sulm terroristik. E din çfarë është terrorizmi. Mendoj se antiterrorizmi është një fushë në të cilën mund të bashkpunojmë me Rusinë. Marrim Afganistanin si shembull i fundit. Dhe në të njëjtin kontest, mosshtimi i armëve të shkatërrimit në masë, është një fushë tjetër me interes të përbashkët e së fundi, duhet të citoj aktivitetin kundër piratëve. Mendoj se duhet të përqendrohemi mbi bashkpunimin praktik në këto fusha, e në të njëjtën kohë, të përgjegjësojmë Rusinë për detyrimet e saj ndërkombëtare, si respekti i lirisë dhe integrimit territorial të fqinjëve të saj.
I referoheni Gjeorgjisë dhe Ukrainës?
Po. Mendoj se e drejta për të zgjedhur aleancat e veta, është parimi themelor e mendoj se duhet t’i qëndrojmë deri në fund këtij parimi.
Por duke mbështetur këtë parim, ju praktikisht thoni se Ukraina dhe Gjeorgjia ndoshta një ditë, nëse dëshirojnë, mund të bëhen anëtare të NATO-s…
Është një diskutim i parakohshëm, dhe është pak ipotetik për momentin. Por nuk është një surprizë që NATO-ja në Bukuresht në 2008-n ka vendosur- përherë nesë përmbushin kërkesat- që Gjeorgjia dhe Ukraina mund të aspirojnë për t’u bërë antare. Për momentin nuk i kënaqin këto kërkesa, dhe është ky motivi që NATO-ja, ka vendosur të fillojë një kooperim praktik me këto vende. Shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
Marrë nga “Liberal”. Përgatiti: Aleks Kapllaj