E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri “Me Stalinin”, portretizimi i një mostre nga një monstër



“The Guardian”

Daniel Kalder

Kjo është e para në serinë rastësore të botimeve të shkurta për disa nga diktatorët më mizorë të botës. Qëllimi i autorit është t’i trajtojë vetë ata, ashtu siç janë trajtuar shumë tiranë të tjerë, ashtu siç janë shfaqur në të vërtetë, derisa u ka ardhur fundi. Madje, për nga tipologjia psikopatike e diktatorëve komunistë të shekullit XX, Enver Hoxha përbën një rast të jashtëzakonshëm.
Ai lindi në një vend që atëherë ishte 99 për qind agrar dhe u rrit në periudhën midis viteve 1925-1939, në kohën kur vendi drejtohej nga një burrë i quajtur Zog. Hoxha erdhi në pushtet pas Luftës së Dytë Botërore dhe shumë shpejt mori famë të keqe si një ultrastalinist, duke vazhduar spastrimet në drejtimin e Partisë së Punës për 40 vjet me radhë, teksa po e çonte Shqipërinë drejt një varfërie të thellë dhe izolimi thuajse total.
Kur Hrushovi e denoncoi Stalinin në vitin 1956, Hoxha e nëpërkëmbi dhe Shqipëria rindërtoi lidhjet me Kinën e Maos, pikërisht kur terrori ende shfaqej në një shkallë që ai mund ta vlerësonte. Megjithatë, kur kinezët e ftuan Titon, armikun e Hoxhës, që të bënte aleancë, edhe këtë radhë iu dha fund raporteve me të, duke u pozicionuar në një tjetër planet.
Në këtë mënyrë, me popullin shqiptar u prenë të gjitha lidhjet e jashtme dhe Hoxha kishte përcaktuar në mënyrë ideale të pushtonte ndërgjegjen e tyre me pamjen e tij të fryrë. Midis viteve 1968 dhe 1980 ai nxori më shumë se 79 volume me kujtime. Aleksandër Mçall Smith e konsideron këtë ndër autorët despotikë më produktivë, ndonëse nuk ishte popullor. Ismail Kadare, rivali i tij kryesor në fushën e të shkruarit, nuk mund ta konkurronte dhe as nuk duhej ta sfidonte.
Sot ne e shohim se librin e tij “Me Stalinin”, të publikuar në vitin 1979, e bëri pikërisht me rastin e 100-vjetorit të lindjes së idolit të tij, Jozif Stalini.
Libri “Me Stalinin” është i ndarë në 6 kapituj, - një hyrje dhe pesë kujtime të vogla, kushtuar secilit prej takimeve të Hoxhës me tiranin gjeorgjian, midis viteve 1947 – 1951. Hyrja është një përshkrim force i mbështetjes së ndërsjellë, në të cilën Stalini është portretizuar si një personalitet i paharruar, njerëzor, i duruar etj. Kjo ironi therëse shtrihet në mënyrë të gjallë në thuajse 50 faqet e librit, derisa ajo bëhet tërësisht rraskapitëse, një nivel shkatërrues vetëm nga fakti se ai nuk është ndërtuar thjesht në mënyrë të paqëllimshme. Por, lavdërimet përfundojnë me shënimet tragjike se si Hoxha demaskonte Hrushovin se po e çonte Bashkimin Sovjetik larg së “Vërtetës”. Më pas ai lëshon një apel të përçartur në adresë të të rinjve të Bashkimit të Republikave Sovjetike që të rikthehen në rrugën e drejtë staliniste. Hoxha mund ta ketë ditur se të rinjtë sovjetikë nuk e kanë lexuar kurrë atë dhe si rrjedhim, libri “Me Stalinin” trajtohej me tone të mbinatyrshme, jep tone të frikshme, sugjestive, me ngjyresa çarravitëse, të paturpshme në errësirën e tij, - një përshtypje kjo që të shoqëron përgjatë gjithë pjesës tjetër të librit.
Por, nëse “Me Stalinin” do të lexohej si një vepër e terrorit psikologjik, ajo është shembulli shkatërrues i një stili të bezdisshëm. Ashtu siç portretizohet një monstër nga një monstër, libri mund të jetë interesant, mjerisht, për pjesën më të madhe të kapitujve të kujtimeve që janë tamam biografi shenjtorësh, ilustrime të detajuara të njeriut të mençur gjysmëperëndi të propagandës sovjetike në veprim. Megjithatë, në një lexim më të thellë duket qartë se Hoxha është më i rezervuar dhe më i kujdesshëm në disa gjëra; një biografi shenjtorësh e dyfishtë, promovimi në mënyrë dinake i vetë kultit të personalitetit të tij në krah të heroit. Stalini i Hoxhës shfaq një prirje dyshuese që të përputhet me Enverin e ri, që rastësisht përvetëson mendimet e mjeshtrit.
Në këtë mënyrë, portretizimi i vetes së tij si një djalë i zgjuar që ecën në gjurmët e mjeshtrit krijon vazhdimësinë midis Bashkimit Sovjetik të Stalinit dhe sundimit të tij; kështu që ky “shfaq” në mënyrë të imtësishme fundin sektar të komunizmit, që është trashëgimi e “vërtetë” drejt revolucionit, madje, në rastin ku ai është tërësisht jashtë ndikimit të çështjeve botërore.
Stalini i Hoxhës ndërpritet kur ikona bisedon vetëm në mënyrë të shkurtër, kur shpalos një të dhënë rreth gjuhës dhe etnisë shqiptare. Stalini ishte një njohës i minoriteteve të Bashkimit Sovjetik dhe, për rrjedhojë, ajo tingëllon e vërtetë kur ai pyet nëse shqiptarët e Hoxhës kanë lidhje me ata të Kaukazit dhe të Krimesë.
Gjithashtu, ka detaje të shkurtra që zgjaten në mënyrë të njëtrajtshme. Hoxha “mezi mbajti frymën” në mendimin e trajtuar të Josif Viserianoviçit dhe pranon se “ëndërron natën dhe ditën për takimin me Stalinit. Madje e mbyll takimin e parë duke qëndruar këmbë mbi këmbë me idhullin e tij mbi një divan, duke parë një mjuzikëll (musical) mik rus që quhej “Traktoristët”.
Gjithashtu, Hoxha e përdor veprën “Me Stalinin” për të larë një hesap të vjetër. Ashtu siç vazhdon libri në mënyrë progresive, ai shfryn mërzitjen e tij kundër “imperializmit” dhe “monarko-fashistëve” përpara se të denonconte çdo grup komunist në vendet fqinje, nga Jugosllavia në Greqi. Bota e tij është ajo ku çdo aleat është një armik në pritje, ku vetëm Stalini është i vërtetë. Duke lexuar rreth kësaj paqartësie, ndarja ishte duke e demoralizuar, ashtu siç unë po replikoj për të dhënat e mia mbi Hoxhën: - të jesh në një pozicion të rrezikshëm. Megjithatë, duke lexuar mes rreshtave, është aq e vështirë të informohesh se si Hoxha e mbajti veten në mënyrë të vazhdueshme, kur shesh se si ai i tirrte çështjet dhe dyshimet e tij. Unë i përfytyroj shumë shqiptarë për atë që bënë në atë kohë, kur shoh se si viktimizoheshin njerëzit në propagandën e tij djallëzore.
Tani që unë po kaloj shumë kohë në pjesën sipërfaqësore të veprës së tij, jam shumë më i informuar për dhunën e tij.
Por, ajo që nuk kuptoj, ka të bëjë me referencat e shpeshta për “likuidimet fizike”, apo luftërat e Hoxhës për të zhdukur besnikët e tij, por gjithashtu, agresivitetin dhe ngulmimin monoton për të ecur përpara. Hoxha transmetonte në mënyrë të vazhdueshme disa fjalë magjike për punëtorët e thjeshtë, paqen, vëllazërinë dhe progresin. Këto fjalë ishin një akt i terrorit kundër lexuesit, të paramenduara, refuzim mizor i realitetit.
Thuajse afër fundit, libri “Me Stalinin” bëhet shumë i vështirë për t’u kuptuar, pasi trajtonte mashtrimet e veta. Unë drithërohem kur imagjinoj se ai ishte si një stoli në Planetin Hoxha, i trajtuar në këtë nivel të mashtrimit të përditshëm. Një analogji shumë e largët në lidhje me eksperiencën e leximit të Hoxhës është vuajtje përmes retorikës së “mashtrimit me sukses” të rezultateve të çdo vere kur merr notat e pamerituara të provimeve të vitit.

Megjithatë, në Britaninë e Madhe ekzistojnë shumë diskutime se a është e lehtë të injorosh fjalët përbuzëse të qeverisë. Në Shqipëri, e gjitha ishte Enver, - gjithë koha, - sigurisht, përjashtim ishte arratisja e rastësishme e Norman Uisdomit. Gjithashtu, kundërshtarët vriteshin. Këtu realisht nuk ka krahasim dhe megjithatë, libri i tmerrshëm “Me Stalinin” mund të jetë lërim i mendimit që sot i ofrohet lexuesit me butësi, por errësira shumë herë zhvesh tmerrin që ishte në Shqipërinë e Hoxhës.

4 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›