Intervista/Sula: Aleatët e PD-së të lënë mënjanë interesat e ngushta
Si e gjykoni paketën që PD i ka paraqitur Kryesisë së Kuvendit në lidhje me reformën zgjedhore?
Tashmë të gjithë jemi në dijeni që ka më shumë se dy javë, që është formalizuar një kërkesë e Partisë Socialiste, për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe do doja të sqaroja se nuk duhet pare në formë të shkëputur, që kjo kërkesë është e formalizuar nga PS por ka qenë një qëndrim i Kryeministrit shqiptar, i cili ka deklaruar para një viti se zgjedhjen e sistemit zgjedhor do t`ia lerë në dorë opozitës, atë ç`ka sot është bërë realitet. Sigurisht që Partia Demokratike, ka qenë dokord me Partinë Socialiste, për çështjen e sistemit zgjedhor dhe tashmë është bërë evidente. Sistemi zgjedhor duhet të ndryshohet, pasi sistemi aktual ka sjellë mjaft probleme, sidomos në zgjedhjet e vitit 2001 dhe zgjedhjet e vitit 2005. Partia Demokratike, i ka vënë në dukje që në vitin 2001 problemet e sistemit aktual, ç`ka është kundërshtuar me forcë nga opozita. Gjithësesi PD-ja është e vendosur që të mbështesë plotësisht këto ndryshime dhe do t`u kërkonim mbështje dhe aleatëve tanë të djathtë, që nuk duhet të shikojnë interesat e ngushta të tyre apo të personave, të cilët mund të kenë përfitime personale nga sistemi aktual, i cili ka rezultuar deri më tani një sistem me probleme mjaft të mëdhaja,probleme mjaft shqetësuese. Ato 40 vende të përfituara deri më tani në Parlament, kanë qenë një grant i përfituar në mënyrë të padrejtë pothuajse nga të gjithë partitë e tjera, ç`ka ka sjellë që sot të krijohen koalicione jo të qëndrueshme, koalicione të cilat për mendimin tim nuk do të jenë të qëndrueshme
po të vazhdohet po me këtë sistem. Tashmë sistemi proporcional rajonal, ka një qëndrueshmëri, unifikim të votës dhe në fund të fundit secila forcë politike, duhet të dijë dhe duhet të masë sesa elektorat ka, pasi votat tani janë të pa përcaktuara saktë. Dhe unë gjykoj që e djathta, bashkë me aleatët e saj e dëshmoi në zgjedhjet e 17 shkurtit që ka një numër më të madh se sa e majta.
Si e komentoni debatin për ndryshimin e disa neneve të rëndësishme në Kushtetutë?
Kushtetuta shqiptare, është një Kushtetutë e re 10-vjeçare. Unë nuk ndaj të
njëjtin mendim me këto konstitucionalistë, të cilët gjykojnë se Kushtetuta duhet
të jetë e paprekshme. Nuk gjykoj që Kushtetuta duhet të ndëshkohet shpesh herë por do të thosha se me zhvillimet politike dhe ekonomike të këtij vendi, me zhvillimin që shoqëria jonë merr dita-ditës, sot ne ndodhemi në një moment tjetër historik dhe duke pasur parasysh përafrimin e të gjithë legjislacionit shqiptar me MSA-ne dhe me kërkesën e Bashkimit Europian, tashmë të gjithë e dimë se ne aderojmë në NATO dhe presim ftesa të tjera nga organizmat ndërkombëtare që do të bëhen realitet me antarësimin e plotë në Bashkimin Europian. Kësisoj, unë gjykoj se Kushtetuta duhet të ndryshohet. Përsa i përket propozimeve që ka paraqitur PD-ja, qoftë për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, do të diskutohet në Komisionin e Ligjeve se kur do të vendoset zgjedhja e Presidentit. Zgjedhja e presidentit Topi, dëshmoi një situatë jo normale, për efekt të qëndrimit destruktiv që mbajti opozita per zgjedhjen e Presidentit. Por në fund të fundit, ajo dëshmoi se është një zgjedhje e drejtë, për arsye se Topi ka dëshmuar një qëndrim konstant, në përmbushje të gjithë funksioneve të tij si President i Republikës. Përsa i përket problemit që u debatua mjaft gjërë dje në të gjithë mediat, për nenin 93 të Kushtetuës dhe për punën e firmës që duhej të hidhte Kryeministri dhe ministritë përkatëse në dekrete në vend të Presidentit, do të thosha që një propozim i tillë nuk do të ishte normal, për arsye se ç`do dekret që firmoset nga Presidenti i Republikës, është një shprehje e vullnetit politik në parlament për gjithë projektligjet që kalojnë. Së dyti dhe për ato dekrete që Presidenti i Republikës nxjer të cilat nuk votohen në Parlamentin shqiptar përsëri propozimi e vazhdon traditën juridike,ka një trajtim pasi në fun të fundit dhe ky propozim shpreh vullnetin e një sesioni tjetër përpara se të dekretohet nga Presidenti,sic mun të jene rastet e organeve të pavarura të cilat propozohen dhe dekretohen nga ana e Presidentit.Për mocionin e besimit që ka neni 104 dhe 105 të Kushtetus që bën fjalë për kompetencat e Kryeministrit është mëse e drejtë ,do të thosha që në të gjithë vendet e Europës është Kryeministri ai që drejton qeverinë.Në qoftë se Kryeministri bashkë me mazhorancën gjykon që qeverisja nuk është në nivelet e duhura është e drejtë e Kryeministrit që të kërkojë mocionin e besimit në Parlamentin shqiptar dhe në qoftë se qeveria nuk mer votëbesimin atëherë është e drejta e Kryeministrit që të kërkojë shpërndarjen e Parlamentit dhe dekretimin që bëhet nga Presidenti. Përsa i përket propozimit për Prokurorinë e Përgjithshëm, unë gjykoj se argumentet janë pothuajse të plota, nuk ndahet asnjë mendim ndryshe dhe nga opozita në tërësi. Prokurori i Përgjithshëm me Kushtetutën e vitit 1998, ishte Prokuror i përjetshëm, ku nuk kishte një ndërprerje të mandatit të tij. Me ndryshimet që pritet të bëhën në Kushtetutë, kjo gjë nuk mund të ndodhë më sepse mandati i Prokurorit të Përgjithshëm duhet të jëtë 7 vjet, për të krijuar një stabilitet më të qëndrueshëm të institucionit të Prokurorisë.
PD-ja do të përfaqësohet e vetme në zgjedhjet e vitit 2009, duke qenë se sistemi proporcional rajonal e lejon aleanca pas zgjedhore?
Nuk gjykoj se është momenti që ne duhet të mendojmë për efekt të koalicioneve,
por do të thosha që sistemi proporcional rajonal, lejon vendosjen e koalicioneve të ndryshme. Kjo do të shikohet pas miratimit të këtij sistemi. E djathta në tërësi, do
të ishte mirë që të vepronte në unison, pasi këtë qëndrim kam përshtypjen se do të ketë dhe e majta, pavarësisht debateve të mëdha që ka. Nëse do të dal i vetëm apo
jo kjo do të mbetet, për t’u gjykuar më mbrapa, pasi besoj se me aleatët tanë të djathtë, do të gjendet mundësia e bashkëpunimit përderisa jemi në bashkëqeverisje prej 4 vjetësh nuk do të ishte normale që të dilnim të ndarë në zgjedhjet e vitit 2009.
A mendoni se kabineti Berisha ka nevojë për ndryshime?
Duke qënë se Kryeministri dhe i gjithë grupi parlamentar, e shikojnë të nevojshme që të ketë ndryshime në kabinetin e zotit Berisha, qoftë të ministrave të Partisë Demokratike, qoftë dhe për ministrat e aleatëve, pasi problemet kanë qenë evidente, të mëdha dhe serioze mendoj se është e nevojshme që të ndërmerret një qëndrim i tillë.
Bisedoi Silvana Tresa