“Vrasësi i gruas në burgun e Peqinit, prej muajsh ishte në gjendje depresive”
TIRANE – “Administrata e Burgjeve të reflektojë dhe të nxjerrë përgjegjësi lidhur me rastin e rëndë të ndodhur në Burgun e Peqinit më datë 29 korrik 2008, kur në ambientet e institucionit të ekzekutimit të dënimeve
penale ndodhi ngjarja e rendë, me pasojë vdekjen e një të dënuari dhe bashkëshortes së tij gjatë takimit special”. Ky është rekomandimi që ka publikuar avokati Genci Terpo, përfaqësues i Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut për Drejtorinë e Burgjeve. Duke analizuar situatën në të cilën ndodhet aktualisht sistemi i burgjeve, avokati Terpo pohon se, i dënuari me 22 vjet burg Minir Muça ka përdorur kordonin e ventilatorit për të mbytur të shoqen në dhomën e takimeve speciale të burgut dhe më pas ai ka vrarë veten, duke përdorur rrymën elektrike nga i njëjti kabllo. Sipas avokatit Terpo, i dënuari Minir Muça prej një kohe të gjatë kishte shfaqur shenja të dukshme depresioni, duke manifestuar edhe momente dhune ndaj bashkëvuajtësve dhe kishte kërkuar me insistim prej familjarëve, që të takonte bashkëshorten, duke e quajtur atë shkaktaren e faktit që ky ndodhej në qeli. “GSHDNJ e ka vërejtur me vëmendje ngjarjen e rëndë të ndodhur në ambientet e burgut dhe është informuar mbi detajet se si ka ndodhur. Duke pasur parasysh mënyrën se si ka rrjedhur ngjarja është e qartë që punonjësit e burgut të Peqinit mbajnë përgjegjësi indirekte për këtë rast, pasi ata si rezultat i pakujdesisë kanë lejuar që të vinte pasoja e humbjes se jetës së dy personave Minir dhe Thellëza Muça”, thuhet në deklaratën e GSHDNJ-së, ku më tej pohohet se nëse do të ishte bërë një analizim i mirëfilltë psikik i të dënuarit Muça nga ekspertët përkatës dhe për më tepër, duke pasur parasysh edhe faktin se bashkëshortja e tij kishte qenë edhe një nga arsyet kryesore, që e kishte determinuar gjendjen e renduar të të dënuarit, do të arrihej lehtësisht në përfundimin se, ishte e rrezikshme qëndrimi në të njëjtin ambient i dy personave jashtë çdo surveijimi nga ana e punonjësve të burgut. fa.ma.