Invalidët e punës
09/02/2005 Për statutin e invalidëve të punës, ata vlerësohen nga komisionet mjekësore të caktimit të aftësisë për punë, të shtrirë në 36 rrethe. Ankesat e tyre trajtohen në Komisionin epror pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Përveç pensionit të invaliditetit, përfitojnë edhe të ardhura të tjera, si:
5% të pensionit bazë për çdo fëmijë në ngarkim, por jo më shumë se 20%; kompensim për një person në ngarkim, kompensim për energjinë elektrike dhe ndryshimin e çmimit të bukës;
100% rimbursim të trajtimit mjekësor për invalidët e plotë dhe 50% për ato që kanë humbur pjesërisht aftësinë për punë.
Të verbërit
Të verbërit që janë invalidë pune përfitojnë pension invaliditeti të plotë apo të pjesshëm. Ata trajtohen financiarisht, me një pagesë për aftësinë e kufizuar në masën 6 800 lekë dhe për kujdestarët e tyre 6 000 lekë. Ata përfitojnë: transport urban falas, 50% ulje të transportit privat bashkë me kujdestarinë,
tarifa telefonike të nivelit të parë dhe 700 impulse pa TVSH dhe duhet të paguajnë vetëm 20% të vlerës së konsumit mujor të energjise elektrike etj.
Reformimi i sistemit të shërbimeve shoqërore parashikon që:
shërbimet e përkujdesit rezidencial, të kalojnë gradualisht drejt shërbimeve me bazë komunitare dhe të lëvizshme. Të zgjerohet llojshmëria dhe gjeografia e shërbimeve në përputhje me nevojat,
të rritet pjesëmarrja e pushtetit vendor dhe shoqërise civile për programimin dhe realizimin e shërbimeve shoqërore, përgjegjësia e pushtetit vendor për financimin dhe ofrimin e shërbimeve.