E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sofje, publikohet studimi i romëve në Ballkan

09/02/2005  Programi për Zhvillimin i Kombeve të Bashkuara (UNDP)ka publikuar dje në Sofje paketën më të madhe të të dhënave të mbledhura ndonjëherë mbi popullsinë Rome. Ky informacion i ri hedh një vështrim të rrallë mbi kushtet e mjerueshme të jetesës së popullsisë rome në Evropën Qendrore dhe Jugperëndimore. Rezultatet e paraqitura në këtë studim do të paraqesin një bazë të fortë analitike për politikat e ardhshme të projektuara për përmirësimin e standardeve të jetesës së pakicës më të varfër të Evropës. I zhvilluar në 10 shtete – Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republikën Çeke, Hungari, Maqedoni, Rumani, Serbi dhe Mal të Zi, Sllovaki, si edhe në Kosovë – studimi ofron një pasqyrë të trishtë të jetës së popullsisë rome. Në iniciativa të tilla si papunësia, banimi, regjistrimi në shkolla, analfabetizmi, furnizimi me ilaçet më themelore, furnizimi me ujë të pijshëm, dhe mjetet e komunikimit modern, Romët mbetet shumë prapa pjesës më të madhe të popullsisë. Pesë herë më shumë romë jetojnë nën nivelin e varfërisë në krahasim me pjesën më të madhe të popullsisë të vëzhguar në Bullgari dhe Serbi; tre herë më shumë në Maqedoni dhe Rumani. “Këto kushte janë të papranueshme në vendet që janë apo shpresojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Andrey Ivanov, Këshilltar për Çështjet e Zhvillimit Njerëzor në Qendrën Rajonale të Bratislavës së PNUD-it. “Ne duhet të veprojmë për të mbushur boshllëkun tmerrues të zhvillimit që e veçon popullsinë rome nga pjesa tjetër dërrmuese e popullsisë në këtë rajon”.

Studimi i publikuar sot ofron përshkrimin më të saktë të bërë ndonjëherë mbi popullsinë rome. Ky është vazhdimi i hulumtimit të thellë të PNUD-it të prezantuar në raportin e vitit 2002 Shmangia e Grackës së Varësisë: Popullsia Rome në Evropën Qendrore dhe Lindore. Të dhënat e reja të publikuara dje mbulojnë pesë vende më shumë nga ato që u prezantuan në Shmangia e Grackës së Varësisë – u zhvilluan hulumtime të tjera në Shqipëri, Bosnjë dhe Herzegovinë, Kroaci, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi (si dhe në Kosovë). Gjithashtu përfshin informacion të çmueshëm mbi pjesën më të madhe të popullatës që jeton pranë Romëve. Për më tepër, janë mbledhur të dhëna për secilin banor, kundrejt banesave në tërësi, ashtu siç është bërë edhe në studimet e mëparshme. Të dhënat e studimit janë mbledhur nëpërmjet intervistave direkte në të 10 vendet dhe në Kosovë. U intervistuan një total prej 36,428 individësh ose 9,346 shtëpi (4,345 shtëpi jo-rome dhe 5,001 shtëpi rome). Në mënyrë që të kapërcehet mosbesimi i mundshëm i hetuesve, intervistuesit e Romëve, atje ku ishte e mundur, u përdorën për punë në terren. Studimi u realizua nga Agjencitë e specializuara: FOCUS (për Republikën Çeke), TARKI (për Hungarinë) and GALLUP International për vendet e tjera. Ku përfshihet dhe Shqipëria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›