E Hënë, 2 Nëntor 2026

Miliardat që harxhohen për të zbutur varfërinë

09/02/2005  Sa harxhon Ministria e Punës dhe Çështjeve sSciale për pagesa paaftësie e përkrahje sociale

Rreth 25 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri ekstreme, mbi 72 mijë vetë janë persona me aftësi të kufizuara dhe 9000 të tjerë janë kujdestarë të tyre që gjithashtu paguhen, ndërsa 125 mijë vetë marrin përkrahje sociale. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale harxhon miliona dhe përsëri këto kategori jetojnë në kufirin e varfërisë.

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale ka përfunduar draftin e Strategjisë Kombëtare për Shërbimet Sociale me mbështetjen teknike të siguruar nga Projekti “Shpërndarja e Shërbimeve Sociale” (PSHSHS).

Personat në nevojë

Rreth 25% e popullsisë jeton në varfëri, ndërsa 5% në varfëri ektreme. Në këto rrethana, qeveria shqiptare ndërtoi një sistem të posaçëm të mbrojtjes shoqërore për frenimin e këtyre fenomeneve dhe për zbutjen e pasojave për të gjithë grupet në nevojë. Aktualisht për mbrojtjen e grupeve të margjinalizuara, zbatohen programet në formën e mbështetjes në kesh si: programi i ndihmës ekonomike, programi për pagesën e personave me aftësi të kufizuar si dhe programi i ofrimit të shërbimeve shoqërore për individët në nevojë. Shërbimet shoqërore publike ofrohen në 21 qendra rezidenciale dhe 5 qendra ditore. Kapaciteti i këtyre qendrave është përreth 1200 klientë. Aktualisht në këto qendra përfitojnë shërbime rreth 1075 klientë. Këto shërbime janë shtrirë në qarqet kryesore të vendit.

Ndihma ekonomike

Programi i Ndihmës Ekonomike (NE) mbështet me pagesë mujore familjet pa të ardhura apo me të ardhura të kufizuara. Për këtë program, vitet e findit janë destinuar 4 miliardë lekë, të cilat aktualisht i përfitojnë rreth 125 mijë familje të varfra në qytet dhe në zonat rurale, nga rreth 150 mijë familje që përfitonin në vitin 2000. Në këtë mënyrë mbështeten rreth 16% e familjeve në nevojë. NE, jepet 42% në zonat urbane dhe 58% në zonat rurale. Qarqet me varfëri më të madhe ku destinohen rreth 63% e fondeve janë Kukësi, Dibra, Shkodra, Lezha dhe Elbasani.

Personat me aftësi të kufizuar

Programi i mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar ka pasur në vitin 2004 në dispozicion 4.7 miliardë lekë. Fondi për mbajtjen e këtyre institucioneve për përkujdesjen shoqërore për vitin 2004 ka qenë rreth 390 milionë lekë. Në këto institucione ofrohen shërbime, për fëmijë jetimë e me probleme sociale, për persona me aftësi të kufizuara, të moshuar apo për viktima të trafikimit. Me fondet e buxhetit të shtetit për investime janë përmirsuar kushte në institucionet e përkujdesit shoqëror. Në vitin 2004 u përdoren 70 milionë lekë nga 49 milionë lekë, ndërsa për vitin 2005 janë programuar edhe 81 milionë lekë të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›