E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vijon shoqërimi i kambistëve dhe lypësave

09/02/2005  Policia e Tiranës vijon shoqërimin e kambistëve dhe lypësave. Në funksion të disiplinimit të veprimtarive tregtare, këmbësorëve, mjeteve dhe këmbimit të valutës në mënyrë të paligjshme, blutë kanë shoqëruar në ambientet policore 2 kambistë. Zëdhënësja për shtyp e Drejtorisë së Qarkut bën të ditur se, të shoqëruarit ushtronin aktivitet të paligjshëm si dhe janë vendosur masa administrative me vlerë 600 lekë. Alma Katragjini shton se janë gjobitur në vend nga punonjësit e policisë 30 persona, me vlerë 9000 lekë. Sakaq nga Policia Rrugore, gjatë ditës së hënë janë vendosur gjithsej 781 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit të qarkullimit. Veç gjobave u pezulluan dhe 9 leje drejtimi të automjetit. Ndërsa nga seksioni i policisë rrugore të Kavajës, janë vendosur 61 masa administrative, shumica drastike e të cilave për parakalime të gabuara. Katragjini bën të ditur se, ndër të tjera, për të gjithë qytetarët e Tiranës vazhdon me intensitet puna për vjeljen e gjobave të prapambetura për shtetasit të cilët janë gjobitur. Për këtë qëllim, në komisariatin e policisë rrugore punohet nga ora 08.00 deri më 18.00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›