Liqeni 4" sekuestron automjetin e vjedhur
09/02/2005 Operacioni "Liqeni 4" bllokon një automjet të grabitur në Itali. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, saktësojnë se në kuadrin e goditjes së veprimtarive kriminale është sekuestruar nga policia makina tip "Benz 200" ngjyrë blu, me targa TR 2190 G. Pas verifikimeve të kryera nga Interpoli, rezultoi se autovetura bënte pjesë në listën e mjeteve të humbura. Shtetasi që kishte në përdorim mjetin ndiqet në gjendje të lirë, në sqarimin e rrethanave të çështjes. Kjo parashikohet nga neni 141/a i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë.