Romët, endacakët analfabetë
09/02/2005 Prezantohet studimi mbi pakicat rome që gjenden në 10 vende të Ballkanit
Çdo e dhënë varfërie për romët, është dy herë me lartë sesa të tjerët
Popullsia rome është gati analfabete në Shqipëri, shumë pak prej tyre hyjnë në shkollë dhe kur hyjnë, zor se shkojnë deri në klasë të pestë, apo nuk mbeten disa vite në një klasë. Çdo problem tjetër, ata e kanë dy herë më të theksuar se pjesa tjetër e popullsisë. Kanë dyfishin e papunësisë, krahasuar me nivelin e papunësisë së përgjithshme, më pak se gjysma e tyre ka sipërfaqe normale banimi. Për sigurimin e barnave, ujë, apo kushte të tjera higjieno-sanitare, ata e kalojnë disa herë nivelin e përgjithshëm "të mospatjes" krahasuar me popullsinë e përgjithshme. Po kështu dhe në pagesa, krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë, romët nuk paguajnë dy herë më tepër sesa të tjerët. Romët nuk paguajnë drita, ujin apo qira për vite të tëra dhe këtu grafiku tregon një vijë dy herë më të gjatë se pjesa tjetër e popullsisë.
Arsimi
“A e ndjek akoma shkollën apo kursin e trajnimit pjesëtari juaj i familjes”, është pyetja që iu është bërë fëmijëve të grupmoshës së shkollës fillore 7 deri 15 vjeç. Nga përgjigjet ka rezultuar se 48 për qind e fëmijëve në moshën 7 vjeç, ndërsa 69 për qind e fëmijëve 8 vjeç e vazhdojnë shkollën dhe më pas kjo përqindje vjen duke u ulur, serisa në moshën 15 vjeç vetëm 16 për qind e romëve janë në shkollë. Romët janë dhe grupi që mbetet më tepër në klasë. Kështu, në moshën 12 vjeç, kanë hyrë në klasë të pestë 6 për qind e fëmijëve romë, ndërkohë që për të tjerët kjo përqindje është 65 për qind dhe në këtë moshë janë në klasë të katërt 36.5 për qind e fëmijëve romë dhe 94 për qind e fëmijëve të popullsisë tjetër. A dinë shkrim e këndim romët në Shqipëri? Të dhënat janë alarmuese: 65 për qind e romëve 15 deri 24 vjeç nuk dinë shkrim e këndim, 75 për qind e tyre 25 deri 34 vjeç dhe 55 për qind e tyre mbi moshën 45 vjeç.
Varfëria
Llogaritjet bëhen sipas pjesës së popullsisë që jeton nën kufirin e varfërisë së $4.30 (PPP), (kufiri maksimal i pranuar nga Banka Botërore dhe PNUD-i për vlerësimin ndërkombëtar të progresit të arrirë mbi OZhM1 në ekonomitë e zhvilluara). Të ardhurat për frymë janë llogaritur duke përdorur një shkallë ngjashmërie të OECD-së, gjë e cila do të thotë se të ardhurat dhe shpenzimet për frymë nuk janë thjesht “shuma të përpjesëtuara me numrin e banorëve të familjeve”, por të përpjesëtuara nga “një numër i barabartë banorësh për familje”. Siç duket nga grafiku ndërsa 15 për qind e popullsisë së përgjithshme janë në kufirin e varfërisë, romët janë në masën 72 për qind.
Papunësia
Si duket nga grafiku, nga mosha 25 deri 54 vjeç burrat e popullsisë së përgjithshme në Shqipëri vetëm 6 në 50 burra janë pa punë, ndërsa në popullsisnë rome dyfishi, 14 në 50 burra, 15 deri 25 vjeç, 38 meshkuj në 50 të pyetur nga popullsia janë pa punë, ndërsa, kjo shifër shkon 46 për romët.
Karakteristikat sipas vendeve: Në Rumani, 7 në 10 romë nuk furnizohen me ujë të pijshëm, ndërsa 8 në 10 romë nuk mund të përballojnë blerjen e ilaçeve më themelore. Në Kosovë, vetëm 1 në 10 romë të moshave 12 vjeç e lart, ka përfunduar shkollën fillore. Në të gjitha vendet e tjera të vëzhguara, përveç Republikës Çeke, më pak se 2 në 10 romë kanë përfunduar shkollën fillore. Romët në Maqedoni i detyrohen pagimit të energjisë elektrike më shumë se shtatë herë nga çfarë fitojnë në një muaj. Dhe borxhet e tyre të ujit përbëjnë më shumë se katër herë të totalit të të ardhurave të tyre mujore. Në Rumani, vetëm 2 në 10 banesa rome kanë telefon në krahasim me 7 në 10 për pjesën më të madhe të popullsisë që jeton aty pranë.