Invalidët nuk marrin shtesën e pensionit
25/02/2005 Rreth 90 milionë lekë rrezikojnë të humbasin
SHKODËR - Shoqata e invalidëve të punës në Shkodër indinjohet për mosmarrjen e 1000 lekëve shtesë që prej 4 muajsh. Duke u bazuar te ligji 9023, invalidët e punës që merrnin 2000 deri në 3000 lekë në muaj duhet të merrnin shtesë edhe nga 1000 lekë të tjera që nga 1 shtatori i vitit të kaluar. Sipas kryetarit të shoqatës së punës, dega Shkodër, Kadri Kastrati, për dy muaj të vitit të kaluar i kemi likujduar pagesat me fondin e ardhur, por për 4 muajt e fundit nuk ka asnjë lekë shtesë në degën e thesarit të Bankës së Shkodrës. Kryetari i kësaj shoqate, Kastrati, ka akuzuar Bashkinë Shkodër për indiferentizmin e treguar në mosmarrjen e shtesave të pagesave të kësaj kategorie invalidësh. Ai ka sqaruar dje, për “Metropol”, se: Janë 9 milionë lekë fonde të akorduara nga qeveria si shtesë për invalidët e punës në qytet, por ky fond është dërguar vetëm dy ditë para Vitit të Ri, dhe Bashkia nuk ka bërë veprimet e duhura për lëvrimin e këtyre fondeve për neglizhencë të punonjësve të saj. Këto fonde rrezikojnë të digjen dhe duhet të fillojnë procedurat e akordimit të tyre edhe njëherë nga fillimi. Duhet theksuar se për invalidët e të gjitha komunave është bërë shpërndarja e parave shtesë. Kjo është edhe një arsye më shumë për të fajësuar Bashkinë Shkodër për mosinteresin e treguar ndaj kësaj shtrese, e cila përfshin 2105 invalidë, që me ligj duhet t’i kishin marrë këto para që me datën 1 shkurt e po rrezikojnë të mos i marrin ato para, me të cilat jetojnë.