E Diel, 1 Nëntor 2026

Invalidët, rishikim pagesave sociale

 

Do të rishikohen pagesat sociale për personat me aftësi të kufizuara. Ministria e Punës do të rivlerësojë gjithashtu edhe  të gjithë dokumentacionin për këto kategori. ”Projektligji për statusin e personave me aftësi të kufizuara është drejt përfundimit. Po ashtu në rishikim është edhe ligji i shërbimeve sociale”, pohojnë specialistët e Ministrisë së Punës. Sipas tyre plotësimi i kuadrit ligjor do të mundësojë përfshirjen e të gjitha kategorive të personave me aftësi të kufizuar. Drafti pritet të përfundojë brenda muajit mars dhe një muaj më vonë do të kalojë për miratim në qeveri. Aktualisht 105 mijë persona, si të verbër, para dhe tetraplegjikë, persona me diagnoza dhe dëmtime të ndryshme, invalidë pune, mbështeten nga programi i pagesave sociale. Vitin e kaluar, 57 mijë persona me Aftësi të Kufizuar Mendore e Fizike, 14 mijë të verbër, 3 mijë persona para-tetraplegjik, duke përfshirë dhe kujdestarët, përfituan një rritje pagese prej 10%. Ndërkaq, sipas vendimeve të qeverisë,  pagesa për paaftësi të invalidëve të punës u indeksua me 10%, ndërsa invalidët e punës që vuajnë nga sëmundjet profesionale dhe të aksidentuar në punë, të grupit të parë, përfitojnë një shtese prej 35%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›