E Diel, 1 Nëntor 2026

Paskal Milo sjell ditarin e Kosovës

 

Historiani Paskal Milo prezanton sot dy vepra të tij “Ditari i një ministri të Jashtëm” (Konflikti i Kosovës 1997-2001) dhe “Kosova nga Rambuje në Pavarësi” (Intervista 1997–2008). “Ditari i një ministri të Jashtëm” është një libër memorial – dokumentar i rëndësishëm që vjen në 10–vjetorin e Konferencës së Rambujesë, që hodhi themelet për zgjidhjen e së ardhmes së Kosovës dhe përvjetorit të parë të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Autori i librit, ka qenë ministër i Jashtëm i Shqipërisë në vitet 1997 – 2001, në momentet nga më të rëndësishmet dhe më të vështirat të historisë së kohës së sotme për vendin dhe botën shqiptare në Rajon, që njihen tashmë në historiografi dhe media si vitet e Konfliktit në Kosovë.  Ndërsa libri tjetër është një përzgjedhje tematike e një pjese të intervistave që u ka dhënë organeve të ndryshme të shtypit Paskal Milo, diplomat gjatë periudhës së konfliktit të Kosovës, por edhe më vonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›