Kushëriri 23 vjeç masakron dy vëllezër me thikë
03/04/2009 GRAMSH- Një 23-vjeçar masakroi me thikë dy kushërinjtë e tij vëllezër. Policia e Gramshit arrestoi dje një shtetas 23 vjeç me banim në fshatin Babje të Gramshit, pasi për motive të dobëta theri me thikë vëllezërit Agron dhe Kujtim Balla. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e qytetit dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas të dhënave të para hetimore, grindja mes kushërinjsh ka ndodhur për motive banale. Në grindje e sipër vëllezërit janë qëlluar disa herë me thikë nga kushëriri i tyre. Ndaj tij ka nisur çështja penale e plagosjes së rëndë me dashje. Dëshmitarët që kanë qenë të pranishëm aty kanë deklaruar se sherri ka ardhur pas një grindjeje mes tyre dhe askush nuk ka mundur të ndalë autorin të gjuajë me thikë megjithëse kanë ndërhyrë të pranishëm për të shuar sherrin. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes me vonesë shpalli në kërkim dhe më pas të arrestoi autorin.