E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet, Shqipëria interes në energji

 

Gazeta prestigjioze amerikane “Wall Street Journal” në një nga faqet e saj përfshin situatën e vendeve të Ballkanit Juglindor për sa i përket investimeve. Lidhur me Shqipërinë ajo thekson se vendi ynë bën pjesë tek vendet që kanë njohur rritje gjatë recensionit. Sipas të njëjtës gazetë theksohet se Shqipëria ka bërë investime të shumta në energjetikë dhe se synimi i saj mbetet integrimi evropian. Por sipas një tabele që paraqet kjo gazetë për sa i përket investimeve direkte të huaja sipas përqindjes së GDP-së, Shqipëria mbetet e parafundit në listë.   E përditshmja amerikane thotë se vendet e Evropës Juglindore mund të klasifikohen në disa kategori: në ato që janë goditur rëndë nga recensioni botëror (si Rumania dhe Bullgaria)ndërkohë që të tjera pothuajse nuk janë prekur fare(Shqipëria ka njohur rritje kurse Greqia po ecën ngadalë). Një gjë e përbashkët që kanë këto shtete është se janë më të varfra se vendet e Evropës Perëndimore- edhe Greqia është më poshtë se mesatarja e euro-zone edhe pse ajo ka bërë hapa të mëdha për të kapur ritmin. Rezultati është tërheqës për çdo kompani që ndjehet e lënë jashtë loje në Evropën Perëndimore. Me krahë pune dhe tokë relativisht të lirë dhe me tregje të sigurta afër, Ballkani ka qenë një magnet për investitorët e huaj derisa erdhi recensioni. Ndërkohë që të huajt drejtojnë investime në mbarë botën, për 2009-ën pritet që të arrihet vetëm gjysma e shifrës rekord të 2007-ës, Ballkani ka parë pak investime. Megjithatë Shqipëria shënoi një rritje me 59% të investimeve direkt të huaja  për gjysmën e parë të vitit 2009 krahasuar me një vit më parë. Investimet e huaja direkt për Malin e Zi nga janari në korrik u rritën me 7.9% krahasuar me vitin paraardhës. Privatizimet dhe interesimi në infrastrukturën energjetike dhe turizëm kanë ndihmuar në tërheqjen e investitorëve në Ballkan thotë Vladimir Gligorov, ekonomist të Institutin e Vjenës për Studimet Ndërkombëtare Ekonomike. Gjithsesi në Ballkan si kudo në botë investimet në industri dhe  shërbime janë shterur. “Nuk është çështje tërheqjeje” thotë ai. “Thjesht investitorët nuk po investojnë askund”.
Sektori i Energjisë
Shqipëria po bën progres në tërheqjen e investimeve direkt të huaja në sektorin energjetik, me synimin që shumë shpejt të eksportojë energji tek fqinjët si Greqia dhe Kosova. Shqipëria merr 95% të energjisë nga hidrocentralet por shfrytëzon vetëm1/3 e burimeve që ka. Kjo do të thotë se ka rezerva të mëdha të pashfrytëzuara. Thatësirat kanë pakësuar prurjet hidrike dhe prandaj vendi po eksploron edhe me fuqinë termale, me një TEC në Vlorë, në jugperëndim të  Shqipërisë i cili filloi prodhimin rreth një muaj më parë. Mali i Zi gjithashtu po privatizon sektorin e tij të energjisë, por turizmi është sektori që po tërheq më shumë vëmendje. “Ka një interesim domethënës në turizëm në Ballkan sidomos përgjatë Adriatikut”, thotë Gligorov. Ndërkohë që disa zona turistike çmimet janë rritur më shumë se në kryeqytete, të tjera zona kanë pasur qëndrueshmëri, gjithsesi mund të thuhet se ka zona të tjera që janë nën çmim. “Një investim i kohëve të fundit ishte marrëveshja në shtator nga kompania britanike Equest Capital Ltd dhe “North Star” e Podgoricës për një shfrytëzim 90 vjeçar kundrejt pagesës e gadishullit Herceg Lustica në bregun e Adriatikut në Mal të Zi. Konsorciumi planifikon të investojë 210 milion euro në ndërtimin e një fshati turistik luksoz me një hotel dhe 29 vila së bashku e dyqane dhe restorante. “Minierat, shërbimet, agrikultura dhe përpunimi i ushqimit janë sektorë të tjerë me premisa për investime kur të marrë fund recensioni” thotë Krassen Stanchev drejtues i Institutit për Tregun Ekonomik.
Disiplina Fiskale
Asnjëra nga ekonomitë e rajonit nuk mbeti pa u prekur nga kriza ekonomike. Më të përgatitura ishin ato që kishin më pak ndërhyrje qeveritare dhe një disiplinë fiskale të stabilizuar. Kroacia bën pjesë tek vendet me balancë, është shumë afër të qenit anëtare e BE-së me shumë mundësi në 2011-ën. Maqedonia është tjetra në radhë edhe pse nuk ka filluar akoma negociatat. Mali i Zi dhe Shqipëria që ndjekin procesin e kandidatëve potencialë në vazhdën e Bosnjës dhe të Serbisë. Greqia është anëtare që në 1981. “Nuk ka dyshim që integrimi evropian është qëllimi kryesor” shprehet Zef Preçi i Qendrës për Kërkime Ekonomike në Shqipëri. “Ekonomitë e vogla mund të  reagojnë më mirë ndaj krizave nëse janë të lidhura me ekonomi të mëdha siç është Bashkimi Evropian”. E ashtu siç po kthehen gjërat në vendin e vet dhe po stabilizohet ekonomia botërore kështu do të ndodhë edhe me ekonomitë e vendeve të Evropës Juglindore Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Maqedonia.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›