Kryeministri Berisha pret përfaqësues të kompanisë kineze China Railway Construction Corp (CRCC)
Kryeministri Berisha priti sot përfaqësues të kompanisë kineze China Railway Construction Corp (CRCC), të interesuar për të marrë me konçension rrjetin hekurudhor në Shqipëri.
Në planin e investimeve të tyre përfshihet edhe studimi dhe ndërtimi i disa rrugëve prioritare dhe terminaleve hekurudhore në porte.
Kryeministri Berisha, pasi i njohu bashkëbiseduesit për interesin strategjik të këtyre investimeve, i siguroi se projektet e tyre do të vlerësohen me transparencë dhe prioritet.
Kryeministri tha se lidhjet e Shqipërisë me Kinën kanë një histori në fushën ekonomike dhe vazhdimi i kësaj tradite është i mirëpritur.