font-family: 'Times New Roman'">Kryeministri Berisha mori pjesë sot në takimin e organizuar, me iniciativën e qeverisë ,me qëllim diskutimin e projektligjit të ri të urbanistikës.
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në takimin e organizuar, me iniciativën e qeverisë ,me qëllim diskutimin e projektligjit të ri të urbanistikës.
Në takimin e zhvilluar me pjesëmarrjen e drejtuesve vendorë, të Bashkive dhe qarqeve, si dhe përfaqësues të shoqatave të ndërtimit dhe specialisteve, Kryeministri Berisha u shpreh se diskutimet mbi projektligjin urbanistik do të synojnë tërheqjen e opinionit dhe mendimit të grupeve te interesit, përpara miratimit të tij në qeveri e më pas në parlament.
Kryeministri theksoi se është shumë e rëndësishme vendosja e rregullit në administrimin e territorit, si nje pasuri e çmuar e qytetareve. “Të mund ti japim fund këtij kaosi të diktuar nga shumë faktorë socialë, politike, të diktuar dhe nga babëzia, të mund të garantojnë transparencën e plotë të këtij procesi nëpërmjet këtij ligji”, u shpreh Kryeministri.
Duke nënvizuar se planifikimet urbane duhet të jenë të detyrueshme, për një proces transparence të përgjegjshëm dhe jo kaotik, kryeministri theksoi se këto plane duhet të respektojë dhe të harmonizohen me ndërtimet publike.
Ndër të tjera, kryeministri vuri theksin në domosdoshmërinë e forcimit të rolit të bashkive komunave dhe qarqeve. “Qeveria jone eshte qeveri e decentralizmit. Ju jeni dëshmitarë që ne me shumë shpejtësi po përpiqemi ta jetësojmë këtë proces në të gjitha aspektet.” tha Kryeministri.
Kryeministri kërkoi që në shqyrtimin e ligjit ti jepet përparësi dimensionit antikorrupsion, duke e cilësuar atë si dimensionin kryesor.
“Korrupsioni luftohet vetëm kur vendos të përcaktosh parim të parë dhe kryesor në të gjitha proceset, ligjet dhe procedurat. Është fakt i pamohueshëm se ky faktor është një nga faktorët kryesor të agresionit ndaj territorit.”, u shpreh Kryeministri.
Ndër të tjera kryeministri theksoi:
“Kemi thirrur këtë takim me ju për të bërë një ekspoze të ligjit të ri të urbanistikës dhe për të tërhequr opinionin, mendimin tuaj në mënyrë që ky ligj të miratohet në qeveri pas këtij mendimi dhe të shkojë në parlament me qëllimin me kryesor që të vendosë rregull në administrimin e asaj që kanë më të çmuar qytetarët dhe shoqëria, territorit. Të mund ti japim fund këtij kaosi të diktuar nga shumë faktorë socialë, politike, të diktuar dhe nga bëbazia, të mund të garantojnë transparencën e plotë të këtij procesi nëpërmjet këtij ligji, për të cilin është punuar gjatë, për të cilin janë shprehur mendime të shumta, por unë nuk mund të mos organizoja para se ky ligj të kalojë në qeveri, një konsultë me ju, administratorë direkt të territorit të vendit.
Unë gjykoj se planifikimi urban duhet të jetë i detyrueshëm qoftë se ne duam të kemi një proces transparence të përgjegjshëm, jo kaotik. Planet urbane duhet të reflektojnë dhe të respektojnë nivelet e qeverisjes. Ky është një kusht shumë i rëndësishëm. Rëndësi shumë të madhe ka që këto plane të lidhen, të respektojnë dhe të harmonizohen me ndërtimet publike, sikundër gjykoj se është e domosdoshme që roli i bashkive, komunave dhe qarqeve të forcohet. Ne si qeveri jemi qeveri e decentralizmit. Ju jeni dëshmitarë që ne me shumë shpejtësi po përpiqemi ta jetësojmë këtë proces në të gjitha aspektet.
Ajo që unë njerëzisht do tu kërkoja ju që në këtë shqyrtim që do i bëjmë, dimensionin antikorupsion ta konsiderojmë një dimension kryesor. Korrupsioni luftohet vetëm kur vendos të përcaktosh parim të parë dhe kryesor dimensionin antikorrupsion, në të gjitha proceset, ligjet dhe procedurat. Është fakt i pamohueshëm se ky faktor është një nga faktorët kryesor të agresionit ndaj territorit. Ndaj unë nuk do të ndalem më gjatë, por ju ftoj ta ndjekim ekspozenë e përgatitur nga ekspertët.”