Kryeministri Berisha: AKSH një grup aventurierësh pa mbështetje në Kosovë
Kryeministri Berisha deklaroi dje në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan se Armata Kombëtare Shqiptare, (AKSH) është e përbërë nga një grup aventurierësh, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri.
“Ata janë një grup aveturierësh, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Më tej Kryeministri u shpreh se AKSH nuk ka asnjë vlerë, asnjë mundësi dhe asnjë mbështetje as në Kosovë dhe as në Shqipëri.
“Prandaj ata nuk kanë asnjë vlerë, asnjë mundësi dhe asnjë mbështetje”, vijoi më tej Kryeministri Berisha.
Kryeministri theksoi se qytetarët e Kosovës kanë faktuar në mënyrë të përsëritur, me votë dhe me gjak se janë të vendosur për pavarësinë e tyre.