E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti i Modernizimit të Qeverisë diskutoi sot rreth Draft Dokumentit të Programit “Një OKB”

Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit z.Gazmend Oketa, Komiteti i Modernizimit të Qeverisë u mblodh sot dhe diskutoi lidhur me Draft Dokumentin e Programit “Një OKB”.

Zëvendëskryeministri Oketa vlerësoi pjesëmarrjen ministrave në këtë takim për shkak të rëndësisë që ka miratimi i Draftit të Dokumentit të Programit “Një OKB”, dokument ky që do të paraqitet së shpejti për miratim në Këshillin e Ministrave.

Drejtoresha e Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj (DBSKNH), Albana Vokshi, bëri një përmbledhje të punës së deritanishme në kuadër të realizimit të projektit “Një OKB”.

Zonja Vokshi vijoi më tej me një prezantim më të detajuar të këtij dokumenti, i cili u fokusua në; një historik të shkurtër mbi këtë iniciativë; parimet e vizionit “Një OKB”; fushat e propozuara të Programit; menaxhimin e zbatimin, si dhe faktorët e suksesit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›