E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimi i FSHZH rruge te asfaltuara drejt Dajtit e Farkes

Për herë të parë rreth 9 mijë banorë të periferisë së Tiranës dhe të komunave Dajt e Farkë, do të lidhen me rrugë të asfaltuar me kryeqytetin.
Janë drejt përfundimit dy segmente rrugore, Uzina e Autraktorëve-Lanabregas dhe Surrel-Farkë me një gjatësi 6.4 km të cilat janë ndërtuar rishtaz nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Drejtori Ekzekutiv, Benet Beci kreu një vizitë në këto objekte për të parë vendosjen e elementeve të sigurisë rrugore në fazën përmbyllëse të tyre.
Ky investim do ti japë një shtysë pozitive zhvillimit social ekonomik të zonës duke krijuar lehtësi transporti edhe për bizneset që operojnë në këtë zonë.
Banorët kujtojnë se gjendja e rrugëve para këtij investimi ka qenë mjaft e keqe, duke vështirësuar seriozisht lidhjen me Tiranën.
Ndërtimi i këtyre rrugëve ka kushtuar 157 milionë lekë dhe është financuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Banka Europiane e Investimeve.
Rrugët kanë një gjerësi 5.5m asfalt dhe përfshijnë 1500m2 trotuare dhe ndriçim në zonën urbane.
Për herë të parë në këtë rrugë janë ndërtuar edhe kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza duke zgjidhur një herë e mirë problematikën e infrastrukturës urbane të kësaj zone.
Punimet për këto segmente rrugore kanë filluar në muajin Maj të vitit 2011 dhe pritet të përfundojnë në mesin e muajit gusht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›