Perparesi kembesoreve ne rrugen e Durresit

Rruga e Durrësit është një nga akset më të përdorur nga drejtuesit e mjeteve por edhe këmbësorët.
Prej vitesh kjo rrugë ka qenë problematike kryesisht për banorët e zonës të cilëve u kanë munguar vendkalimet për këmbësorët dhe kjo jo rrallëherë ka kushtuar edhe jetë njerëzish.
Duke u nisur nga këto shqetësime, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha deklaroi një ditë më parë se është në përfundim projekti I cili parashikon instalimin e dy pikave të kalimit të qytetarëve të cilat do të menaxhohen me anë të semaforëve.
Bashkia pa tri mundësi zgjidhje. E para ka qënë një nënkalim e cila pengohet nga kolektori që është ndërtuar vite më parë në aksin e rrugës së Durrësit. E dyta është mbikalim e cila është një zgjidhje jo e dëshiruar për shkak të mundimit që paraqet për banorët e zonës për të hipur e zbritur shkallët. E treta ishte zgjidhja që do të zbatohet së shpejti, ndërtimi i një kalimi nënnivel me semaforë duke i dhënë përparësi këmbësorëve por pa rënduar trafikun e automjeteve.