Spiunët, Komisioni i Ligjeve pezullon votimin e projekteve
Projektligji për spiunët përçan demokratët. Grupet brenda PD-së kanë shprehur qartazi rivalitetin e tyre në lidhje me nismat e paraqitura për hapjen e dosjeve të ish-spiunëve.
BLEDAR HOTI
Deputetët demokratë, Fatos Beja dhe Ramiz Çoba, kanë dalë kundër nismës së ndërmarrë nga kolegu i partisë së tyre, Aleksandër Biberaj, duke shprehur qartazi përplasjet që janë brenda grupit të PD-së. Ata kanë deklaruar se nuk mund të diskutohej për një nismë të tillë në një kohë kur nuk e kishin përpara në tavolinën e punës. Ndërsa përplasja e dytë ka qenë në lidhje me faktin e mosvotimit të projektligjit. Në mbledhjen e djeshme, Komisioni parlamentar i Ligjeve nuk voton në parim për projektligjet mbi hapjen e dosjeve, duke shkelur Rregulloren e Kuvendit. Në bazë të Rregullores, çdo komision duhet të votojë në parim projektligjin dhe më pas të dëgjojë relatorët. Debatet për këtë ligj duket se ka bërë që kryekomisioneri Fatos Beja të mos e hedhë në votim, nisur dhe nga mundësia e përçarjes së votave brenda maxhorancës. Shkeljen e procedurës e bëri publike deputeti demokrat Pal Dajçi, i cili kërkoi votimin në parim, por një gjë e tillë nuk u realizua. Ndërsa Majko e ka cilësuar çështjen e dosjeve si një teatër absurd i politikës, pasi mungoi transparenca për dosjet. "Kam përshtypjen se kriza e vërtetë e krimeve të së kaluarës dhe fajësisë është në thelb kriza e së djathtës. Tek e djathta, për fat të keq, ata që kanë bashkëpunuar me regjimin komunist kanë triumfuar mbi atë shtresë, ka vuajtur realisht në këtë regjim komunist dhe kjo duhet thënë kështu siç është", theksoi Majko.
Rrëzimi i Biberajt
Pasi ka ngritur disa herë duart për të kërkuar fjalën, Beja është detyruar që t'ia japë fjalën demokratit Biberaj, por një gjë e tillë ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e demokratëve. Nismëtari Biberaj theksoi në fjalën e tij se kishte ardhur në seancë për të paraqitur një draft, në të cilin ka realizuar integrimin e tre projekteve të paraqitura në komision. Në këtë moment ka ndërhyrë Beja, i cili ka kërkuar që të flasë në parim dhe jo konkretisht.
"Nuk na ka ardhur projektligji juaj nga ndonjë grup parlamentar. Në komision do shqyrtohen vetëm draftet e grupeve dhe jo të deputetëve", iu drejtua Beja pretendimeve të ngritura nga Biberaj. Mes tyre ka pasur disa shkëmbime replikash për procedurën që duhet të ndiqej. Ndërsa demokrati Ramiz Çobaj ka ndërhyrë duke u shprehur se, "Biberaj foli në emër të 3 grupeve parlamentare, në një kohë që nuk është i mandatuar për një gjë të tillë".
PS kundër projektit të saj
Në mbledhjen e komisionit ka rënë në sy se socialistët janë shprehur kundër projektit të tyre, si dhe të dy nismave të PD-së dhe PDK-së, të cilësuara si antikushtetuese. Një gjë e tillë është bërë publike nga ana e relatorit socialist të kësaj çështjeje, Arben Isaraj, duke theksuar se nismat e PS-së, PDK-së, dhe PD-së bien ndesh me rreth 25 nene të Kushtetutës. "Gjithashtu bazuar në pikën 3, neni 69 i Rregullores së Kuvendit, i gjej të tre projektligjet jashtë afatit 2-mujor, për t'u shqyrtuar në komision dhe seancë plenare", theksoi Isaraj. Ndërsa relatori tjetër, demokrati Aldo Bumçi, ka deklaruar se nuk duhen dënuar vetëm bashkëpunëtorët gjatë shqyrtimit të këtij projektligji dhe se kjo është masë administrative dhe jo proces penal. Komisioni i Ligjeve nuk mori asnjë vendim konkret në lidhje procedurën në të cilën do të ndiqej për tre projektligjet për hapjen e dosjeve. Kryekomisioneri Beja ka bërë të ditur dy variante që dy relatorët të vazhdojnë punën e tyre, ose grupet parlamentare të paraqesin nismat e tyre.
Nard Ndoka
"Dy draftet e PS-PD kanë një mangësi të madhe, janë ligje kundër njëra dhe tjetrës palë. Thembra e Akilit është përbërja e komisionit të verifikimit, ku duhet të drejtohet nga kreu i ILDKP-së dhe anëtarët e tjera emërohen nga presidenti me propozim të pozitës dhe opozitës. Ne nuk duam që hapja e dosjeve të kthehet në gjueti shtrigash për interesa elektorale, por të jetë një proces serioz, ligjor, transparent dhe të sjellë pastrimin e ndërgjegjes shtetërore e politike, pajtimin kombëtar", deklaroi Ndoka.
Valentina Leskaj
"Kjo maxhorancë, e cila e ka mbajtur për 3 vjet në sirtar, e sjell për ta bërë në dyjavëshin e fundit, përpara mbylljes së sesionit, çka tregon që nuk është serioze. Motivet e sjelljes me urgjencë të kësaj nisme, që janë motive që lidhen me çështjen e Gërdecit, pra për të spostuar vëmendjen nga tragjedia. Ne besojmë që procesi i hetimeve dhe problemet që po dalin për sa i përket Gërdecit, e vështirësojnë maxhorancën. Së dyti, ka të bëjë me spostimin e vëmendjes nga çështjet e varfërisë, edhe pjesë e luftës së brendshme apo klaneve brenda PD-së", theksoi Leskaj.