E Diel, 1 Nëntor 2026

Inxhinieritë kërkojnë 815 studentë

12/04/2005  Senati i Unviersitetit Politeknik do t’i paraqesë Ministrisë së Arsimit kuott e pranimit për secilën degë

Kuotat përcaktohen sipas kapaciteteve të fakulteteve dhe kërkesave në tregun e punës

Universiteti Politeknik i Tiranës ka vendosur që t’i kërkojë Ministrisë së Arsimit që për vitin akademik 2005-06 kuota e pranimeve të reja, fituesve të konkurseve të jetë 815 studentë. Ndarja e kuotave për secilën degë të këtij universitetit u miratua në mbledhjen e fundit të senatit. Këto propozime do t’i dërgohen Minisrisë së Arsimit pr miratim dhe në fund do të miratohen nga qeveria. Ndërsa uniersitetet kërkojnë që të pranohen studentë sipas kapaciteteve dhe ambienteve që kanë,gjithnjë Ministria e Arsimit i shton këto kuota me 10 deri 20 studentë pr secilën degë. Sikundër dhe universitetet e tjera, edhe për atë Politeknik, qeveria miratoi mbi kuotat e kërkuara prej tij. Kështu, ky universitet kishte kërkuar rreth 900 studentë të rinj, ndërsa qeveria miratoi rreth 1100 vetë, të cilët do të dilnin fitues nga konkurset. Edhe kët vit më tepër studnetë do të kenë degët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, me 280 vetë, ndërtimi 100 vetë, 70 vetë në arkitekturë, 40 në hidroteknikë, 30 në topogjeodezi, 40 në mjedis. Më pas vjen Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike me 205 studentë gjithsej, mekanikja 120 vetë, tekstil 55 vetë, materiale 30 vetë. Në vend të tretë për nga numri i studentëve është Fakulteteti i Gjeologji Minierave, në 50 vetë, miniera, 50 veta, gjeologji 50 vetë, gjeofizika, 30 vetë dhe në fund vjen Fakulteti i Elektrikës me më pak student, por jo më pak i kërkuari. Këtë fakultet do të nisin 150 vetëm që do të ndahen në dy degë, elektrike 70 vetë, elektronikë 80 vetë. Duke qenë se në degët inxhinierike nuk konkurron dot kushdo, por vetëm ata që kanë të dhëna për shkencat, numri i konkurrentëve është mesatarisht 4 vetë për 1 vend, në degët e kërkuara vitet e kaluara ky raport ka qenë më i lartë. Në Inxhinieri Ndërtimi, elektronikë dhe arkitekturë, ky raport ka qenë më i lartë 5 deri 6 veta për 1 vend fitues.

Këtë vit akademik hynë në Universitet mbi 13.566 maturantë. Ata përbëjnë 1669 kuota më shumë se në vitin akademik 2003-04. Sipas vendimit të qeverisë, në këto kuota përfshinin: kuotat për pranimet e reja 13.086, për degë të dyta 250, për vitet e ndërmjetme 200 dhe për shtetasit e huaj kuota është 30 vetë. Kuota kryesore ishte 12.694 vende në universitet, ndërsa për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve shtetërorë 392 vende. Vitin e kaluar përfundun shkollat e mesme në shkallë vendi 24.893 maturantë. Sipas këtij vendimi, këtë vit akademik u planifikua të tërhiqen në shkollat e larta në sistemin me kohë të plotë, duke përfshirë dhe atë me kohë të pjesshme mbi 75% e nxënësve maturantë, shifër kjo që ka ardhur në rritje nga viti në vit.

Universiteti Politeknik

Kuotat e miratuara nga Qeveria për këtë vit akademik

2004-2005

Mekanike 120

Metalurgji 40

Tekstil 65

Elektrike 130

Elektronikë 125

Ndërtim 150

Arkitekturë 100

Hidrotek. 50

Topogjeod. 35

Ing.Ambi. 50

Gjeo.miniera 60

Gjeofizikë 35

Ing.Nafte 70

Minerale 70

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›