E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inxhinierja vetëhelmohet nga uria

Rakipe Danaj, prej vitesh jetonte me të vëllain e braktisur nga familja, në një apartament në rrugën "Thanas Ziko". Policia gjen në vendin e ngjarjes një pako me tableta fostoksine. Dyshohet se kishte dy ditë e vdekur

Vdes e vetëhelmuar për shkak të urisë në duart e vëllait inxhinierja 48- vjeçare e braktisur
nga familja, ndërsa prej pak vitesh vuante nga një sëmundje mendore. Rakipe Dinaj, e lindur në Cërrik dhe banuese në Tiranë, në Rrugën "Thanas Ziko", u gjet e vdekur mëngjesin e djeshëm nga policia e kryeqytetit. Policia mori njoftimin në sallën operative nga i moshuari Zenel Daci, i cili është edhe përgjegjësi i pallatit ku kishte ndodhur ngjarja e rëndë. Daci i kishte pohuar policisë se në katin e parë të pallatit të tyre në rrugën "Thanas Ziko", vinte një erë e rëndë dhe se në të mund të kishte mbetur i vdekur ndonjë person.


Menjëherë në drejtim të adresës së lajmëruar mbërriti një patrullë e komisariatit të policisë nr.4, por vetëm sa mundën të konstatonin ngjarjen, por jo të ndërhynin për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur, për shkak se në apartamentin që ndodhej në katin e parë të pallatit, vinte erë e rëndë dhe ishte e pamundur të futeshe. Menjëherë në vendin e ngjarjes, mbërritën ekspertë kriminalistë të cilët me maska mundën të hynin në banesë. Ata gjetën të shtrirë në divan inxhineren 48- vjeçare, ndërsa pranë kokës asaj i qëndronte i vëllai, i cili thuajse ishte i përhumbur dhe nuk e kuptonte se stomakun e viktimës. Ky fakt ka konfirmuar për hetuesit se kishin të bënin me një vetëvrasje, dhe jo vdekje natyrale, siç ishte menduar dhe dyshuar në fillim.


Ndërkaq, më parë ekspertët kur kishin hyrë në shtëpinë e inxhinieres, Dinaj, gjetën pranë saj një gotë me ujë si dhe disa tableta mjekësore që më vonë u konstatuan se ishin tableta fostoksine. Këto të fundit janë marrë nga policia dhe janë administruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq, policia ka marrë dëshminë e përgjegjësit të pallatit, Zenel Daci, i cili i kishte rrëfyer policisë për dyshimet e tij. Ndërkaq, hetuesit kanë marrë dëshmi edhe të banorëve fqinjë që kanë konfirmuar se asnjë prej tyre, motër e vëlla, nuk i kishin parë të dilnin prej ditësh.


Kjo sipas policisë ka shtuar dyshimin se gruaja ish- inxhinere mund të kishte vdekur prej së paku dy ditësh. Hetuesit morën edhe deklarime të familjarëve të viktimës, së braktisur. Nga hetimet e kryera nga policia është konfirmuar se shkak i vetëhelmimit të gruas ish- inxhinere ndërtimi kishte ndodhur për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Të dy ata motër e vëlla, ndihmoheshin nga një shoqatë bamirëse që vepronte në zonë, por mundësitë e tyre nuk ishin gjihmonë të shumta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›