Opozita gjermane: Kandidati, brenda majit
24/05/2005 Partitë gjermane të Unionit në opozitë planifikojnë që deri në fund të këtij muaji të caktojnë kandidaturën për zgjedhjet parlamentare në Gjermani. Vendimi përfundimtar do të mirret më 30 maj gjatë një takimi mes kryesive të Unionit Kristiandemokrat dhe atij Kristiansocial, njoftuan zëdhënësit e këtyre dy partive. Sipas disa njoftimeve nga Berlini, kandidatura e shefes së Unionit Kristiandemokrat, Angela Merkel, është mëse e sigurtë.