Schroeder: Zgjedhje të parakohshme
24/05/2005 Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, ka deklaruar se do të do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ky vendim pason humbjen që pësoi Partia e tij Socialdemokrate në rajonin e Vestphalisë që tradicionalisht ka qenë besnike e kësaj partie, por që këtë herë votoi në favor të opozitës kristiandemokrate. Çështjet kryesore të fushatës elektorale ishin papunësia, që ka arritur shifrën rekorde prej 12 për qind, borxhi i madh publik dhe shtimi i statistikave të krimeve. Sipas Kushtetutës gjermane, Kancelari Schroeder mund të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2006. Por, ai tha se, pas një disfate të tillë, ai dyshonte në mundësinë e tij për të qeverisur. Editorialet në gazetat gjermane thonë se partneri në koalicionin në pushtet, Partia e Gjelbër, nuk ishte konsultuar rreth planeve të tij për mbajtjen e zgjedhjeve, më vonë gjatë këtij viti.