E Hënë, 2 Nëntor 2026

Irak, tjetër oepracion i forcave

27/05/2005  Forcat amerikane në Irak filluan dje një operacion të ri kundër kryengritësve në qytetin perëndimor të Hadithas për të ndaluar veprimtarinë e rebelëve, që kanë vrarë më shumë se 600 vetë në mbarë Irakun gjatë muajit të fundit. Forcat irakene po marrin gjithashtu pjesë në operacionin e koduar “Tregu i Ri”, ofensiva e dytë madhore në provincën Al-Anbar këtë muaj. Ushtria amerikane tha se kryengritësit në Haditha kanë përdorur taktika të sofistikuara, përfshirë një sulm kundër një spitali tri javë më parë, nga i cili u vranë katër amerikanë. Shumë nga kryengritësit besohet se janë besnikë të terroristit të kërkuar Abu Musab al Zarkaui. Dje faqja elektronike e grupit të tij njoftoi se Zarkaui është plagosur dhe u bëri thirrje myslimanëve të luten për shërimin e tij. Sot një faqe tjetër islamike tha se Zarkaui kishte marrë një plumb në mushkërinë e djathtë dhe ishte çuar në një vend fqinjë për t’u kuruar. Asnjë nga njoftimet nuk është vërtetuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›