E Hënë, 2 Nëntor 2026

Iran-BE, hap përpara në bisedime

27/05/2005  Irani ka rënë dakord të vazhdojë me pezullimin e përkohshëm të aktiviteteve të veta bërthamore për t'i dhënë më shumë kohë zgjidhjes së krizës, lidhur me programet e saj bërthamore. Pas bisedimeve me ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, të zhvilluara në Gjenevë, kryenegociatori iranian, Hasan Rouani, tha se ai besonte se një marrëveshje mund të arrihej me BE-në gjatë një periudhe të shkurtër të arsyeshme kohore. Ministri i Jashtëm britanik, Xhek Stro, tha se Irani kishte përsëritur premtimin që të mos prodhonte armë bërthamore dhe se Bashkimi Evropian do të ofronte propozime të detajuara për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje nga fundi i korrikut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›