Krasniqi: Jo dialog me Serbinë, derisa nuk e njeh Kosovën
Nuk mund të ketë dialog për çështje teknike me Serbinë, derisa ky vend nuk e njeh Kosovën të pavarur dhe nuk pushon të kontrabandojë krimin në Kosovë, ka deklaruar, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Në një intervistë ai ka theksuar, se përderisa Beogradi nuk e ka gatishmërinë për të ndërprerë kontrabandimin e mallrave, të njerëzve dhe të krimit në Kosovë, institucionet e Kosovës, por ndoshta edhe vetë institucionet ndërkombëtare nuk do të duhej të bënin kërkesa që të bisedohet me zyrtarë institucionesh të Serbisë. Krasniqi është shprehur i bindur se politika që ndjek Beogradi për qytetarët serbë të Kosovës, i dëmton shumë interesat e tyre.