E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, “Garda e revolucionare” vret mbi 50 rebelë kurdë

Lajmi mësohet nga mediat vendase, të cilat shtojnë se ushtria do të vazhdojë operacionet derisa Iraku të marrë kontrollin e rajonit.

“Më shumë se 50 elementë kundërrevolucionarë u vranë gjatë operacioneve të javëve të fundit, 100 të tjerë u plagosën dhe disa të tjerë janë burgosur”, tha një komandant i Gardianëve në veriperëndim të Iranit, sipas një komunikate të cituar sot nga media vendase.

“Ofensiva jonë ndaj kundërrevolucionarëve të PJAK (Partia për një jetë të lirë në Kurdistan) do të vazhdojë përgjatë kufirit Iran-Irak në veri, derisa qeveria e Irakut dhe rajonit të Kurdistanit irakian të vendosin policë dhe ushtarë përgjatë kufirit të përbashkët”, deklaroi komandanti, emri i të cilit nuk u citua.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-27 19:55
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›