E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, dënohet për spiunazh gazetarja amerikane

Një gazetare iraniane me pasaportë amerikane u dënua për spiunazh me tetë vjet heqje lirie nga autoritetet gjyqësore, duke shuar çdo shpresë për lirimin e shpejtë të saj. Është hera e parë që Irani dënon një gazetar amerikan për spiunazh dhe është ende e paqartë si do të ndikojë ky vendim në përpjekjet e bëra së fundmi nga Presidenti Obama për rregullimin e raporteve me Teheranin. 31-vjeçarja Roxana Saberi, irano-amerikane, është arrestuar që në janar, nën akuzën e mungesës së kredencialeve, e cila më pas u transformua në spiunazh për llogari të ShBA.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›