Presidenti bolivian, në shënjestrën e "bandës së Ballkanit"
Sipas autoriteteve boliviane, disa prej pjesëtarëve të bandës së mercenarëve që po përpiqeshin të vrisnin Presidentin e këtij vendi, Evo Morales, ishin veteranë të luftërave të Ballkanit të viteve nëntëdhjetë. Gjatë luftimeve me armë të zhvilluara në qytetin Santa Kruz, mes grupit dhe forcave policore boliviane, mbetën të vrarë tre prej mercenarëve, ndërkohë që u arrestuan dy të tjerë. Sipas policisë boliviane, dy prej të pestëve kishin marrë pjesë në luftimet për pavarësinë e Kroacisë. Tre të tjerët janë me kombësi irlandeze, rumune dhe hungareze.
Nga autoritetet boliviane u tha se banda po përgatiste atentate ndaj krerëve të lartë të qeverisë, si dhe politikanëve të lartë të opozitës. Mes shënjestrave të bandës, më i rëndësishmi ishte Presidenti Evo Morales, ndërkaq në listë përfshiheshin edhe zëvendëspresidenti Alvaro Garsia Linera dhe guvernatori i Santa Kruz Ruben Kostas, kundërshtar i ashpër i Moralesit. Nga autoritetet boliviane nuk u dhanë sqarime mbi motivet e atentateve. Duke zbuluar detaje të identitetit të pjesëtarëve të bandës së mercenarëve, shefi i policisë boliviane tha se prokurorët po kërkonin zbardhjen e plotë të motiveve dhe qëllimeve të tyre. Policia ra në gjurmët e bandës, e cila dyshohet si autore e një sulmi me dinamit në shtëpinë e kardinalit të Bolivisë gjatë fillimit të javës të enjten, duke zbuluar edhe vendndodhjen e pjesëtarëve të saj, në një hotel të qytetit Santa Kruz, rreth 900 kilometra larg nga kryeqyteti i vendit, La Paz. Nga përplasja me armë, mbetën të vrarë Magiarosi Arpak, me kombësi rumune, dhe irlandezi Martin Duajer. Shefi i policisë tha se kryetar i bandës ishte 49-vjeçari Eduardo Rosa Flores, boliviano-hungarez, i cili kishte marrë pjesë në luftën për pavarësi të Kroacisë gjatë viteve nëntëdhjetë, ku kishte komanduar një organizatë paramilitarësh. Dy të arrestuarit quhen Mario Francisko Tasik Astorga, 58-vjeçar, një tjetër veteran i luftës kroate, dhe Elot Toazo, ekspert kompjuterësh nga Hungaria.
Presidenti Evo Morales mësoi për komplotin kundër jetës së tij ndërsa udhëtonte në Venezuelë dhe Trinidad e Tobago në kuadrin e dy samiteve rajonale. Ai tha se, sipas disa raporteve të shërbimeve të fshehta kishte mësuar se ishte vënë në shënjestër të një grupi të përbërë edhe nga të huaj, të cilët "donin të na bënin shoshë me plumba". Raporte më të hershme nga qeveria majtiste e Bolivisë bënin me dije se atentatorët ishin në shërbim të lëvizjes opozitare në vend, të kryesuar nga guvernatori i Santa Kruz Ruben Kostas. Por lajmi sipas të cilit edhe vetë Kostas ishte nën shënjestrën e bandës, bënë që edhe autoritetet të korrigjonin qëndrimin e tyre. "Planet e grupit terrorist nuk përfshinin vetëm Presidentin apo zëvendëspresidentin, por edhe autoritete të tjera", tha në radion shtetërore boliviane, zëvendësministri i Mbrojtjes, Markos Farfan.