E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teherani: Askush nuk guxon të na kërcënojë

Gjatë ceremonisë festive të Ditës së Ushtrisë, Presidenti iranian e konsideroi vendin "si një prej më të fortëve në rajon", duke shtuar se "asnjë vend tjetër nuk duhej të guxonte ta kërcënonte". Ahmedinexhad i tha këto fjalë në një ceremoni të mbajtur në mauzoleumin e Ajatollah Ruhollah Komeinit, themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, i ndarë nga jeta në vitin 1989. "Ushtria jonë ka në përdorim armë nga më modernet, gjë që na garanton sigurinë kombëtare", u shpreh Mahmud Ahmedinexhad.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›