E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli refuzon SHBA, vazhdojnë ndërtimet

 

Izraeli ka refuzuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara për të ndalur ndërtimet në pjesën e diskutueshme lindore të Jerusalemit, për të cilën konfliktin prej vitesh me Palestinën. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i tha kabinetit të tij, se hebrenjtë mund të jetojnë dhe ndërtojnë kudo në Jeruzalem, përfshirë edhe pjesën lindore të qytetit, që është kryesisht arabe. Javën e kaluar, Departamenti amerikan zyrtar thirri ambasadorin izraelit dhe i tha se duhet të ndalte puna në një projekt ndërtimi në Sheikh Jarrah, ku ka rreth 180 mijë izraelitë që jetojnë në vendbanime të ndërtuara vitet e fundit. Kombet e Bashkuara i kanë konsideruar si të paligjshme këto ndërtesa, dhe kjo çështje është një prej pengesave kryesore në arritjen e paqes mes Izraelit dhe Palestinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›