Kili, operacioni për shpëtimin e minatorëve

Kili, 29 Gusht NOA - Do të fillojë, ditën e hënë, operacioni i shpëtimit në pusin e thellë 700 metër, në të cilin do të rikuperohen 33 minatorët e bllokuar nën tokë në Kili. Lajmi është bërë i ditur nga inxhinieri, i cili po merret me koordinimin e punimeve, Andre Sougarret.
Një trapan gjigant, i projektuar në Australi është
në rrugën e tij për tu instaluar.
Operacioni kërkon tre deri në katër muaj. Ndërkohë për tu theksuar është se
pesë minatorë refuzojnë ushqimin dhe nuk po rimarrin veten.
Inxhinieri kilen ka pohuar se thellësia në të cilën po kërkohet të arrihet, për të shpëtuar minatorët, është prej 702 metrash dje ka theksuar se për gërmimin e saj do të duhen nga tre deri në katër muaj.
Pusi, me një diametër prej 66 centimetrash, lejon daljen e 33 minatorëve, të bllokuar prej 23 ditësh nga data 5 gusht në minierën e bakrit dhe të arit të San Jose, që ndodhet në një largësi prej 800 kilometrash nga Santiago.
r.b/NOA