Itali, vritet në mes të rrugës, plumbat kapin dhe vajzën e saj të vogël

Itali, 29 Gusht NOA - Një grua 33 vjeçare është vrarë natën e së shtunës me të shtëna pistolete nga ana e një personi, i cili qëlloi teksa ajo po kalonte në rrugë në Cerignola, të Foggiano, në Itali.
Një prej plumbave ka qëlluar dhe vajzën e saj 1 vjeçe e gjysmë, e cila u shtrua menjëherë në spital dhe tashmë është në fazën e operimit. Gjendja e saj nuk është kritike.
Policia me sa duket ka arritur të identifikojë vrasësin dhe tashmë është në ndjekje të tij. Bëhet fjalë për një person të afërt të familjes së gruas, që ka bërë diçka të tillë për histori të shkuara.
Anna Perruci është qëlluar në gjoks me plumba të kalibrit 7.65 dhe vdiq gjatë kohës që u transportua në spital. Agjentët e komisariatit të Cerignola dhe skuadra speciale e Foggia gjatë natës ndaluan dhe shumë persona të tjerë të cilët i morën në pyetje. Kundrejt saj është qëlluar shumë herë dhe faktikisht policët arritën të gjenin të gjithë plumbat që ishin njësoj me njëri tjetrin.
r.b/NOA