E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani fillon pasurimin e uraniumit

Teherani nuk ndalet pavarësisht nga presioni I vendeve perëndimore. Siç ishte paralajmëruar mëngjesin e së martës filloi prodhimi të uraniumit  të pasuruar në masën 20% në impiantin e Natanzit. Lajmi u konfirmua nga televizioni shtetëror. Për këtë hap Teherani zyrtar kishtre njoftuar dhe Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore. Irani pretendon se i nevojitet uranium për reaktorin e tij hulumtues në Teheran, që të mund të prodhojë lëndë radioaktive për qëllime mjekesore.

Perëndimi dyshon se vendi nën pretekstin e një programi atomik civil
prodhon armë bërthamore. Nisur nga deklarat më të fundit Franca dhe
SHBA-ja së bashku do të përpunojnë një rezolutë në Këshillin e Sigurimit
për vendosjen e sanksioneve të ashpra kundër Iranit. Për këtë u
shprehën pas një takimi në Paris, Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe
ministri amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates.

Sanksionet e reja dhe më të ashpra kundër Iranit shihen tashmë si e
vetmja rrugë edhe nga qarqet diplomatike në Moskë e Londër.

Por sipas ambasadorit Iranian në Aiea, Ali Ashgar Soltanieh prej muajsh
Irani ka pritur një përgjigje nga perëndimi dhe ky angazhim ka qenë një
reagim i detyruar nga ana e Teheranit. Për një ndërhyrje  efikase të OKB
mbetet decisive dhe miranitimi i Kinës anëtar i Këshillit të Sigurimit
me te drejtë vetoje që në të kaluarën është shprehur kundër sanksioneve
të reja.

Delina Bitraku

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›