Irani hedh 9 raketa kërcënuese
Irani ka testuar dje nëpërmjet trupave elite të Gardës Revolucionare nëntë raketa me rreze të gjatë dhe të mesme veprimi, të gjitha me sukses në lojërat luftarake “Profeti i Madh III”.
Testet u bën në kohën e tensioneve të shtuara ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, Izraelit rreth programeve bërthamore të Teheranit. SHBA i dënoi këto teste duke i vlerësuar ato si provokim të hapur. Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, tha se: “Problemi i energjisë bërthamore me Iranin mund të zgjidhet në rrugë diplomatike, por është e rëndësishme që Irani të suspendojë procesin e pasurimit të uraniumit”. Në parlamentin izraelit, Ministri i Brendshëm Ze’ev Boim tha se: “Unë sugjeroj që Izraeli nuk duhet të flasë, Izraeli duhet ta përgatisë veten për atë që duhet të bëjë”. Më parë autoritete izraelite kanë kërcënuar se do të shkatërrojnë me raketa objektet e pasurimit të uraniumit në Iran, duke iu trembur deklaratave të shpeshta të presidentit iranian Ahmadinexhad, se Izraeli duhet të zhduket nga harta. Shefi i forcave ajrore të Gardës iraniane, gjenerali Hosein Salami, tha se: “Ushtrimi demonstron vendosmërinë e Iranit kundër armiqve, të cilët gjatë javëve të fundit kanë kërcënuar me gjuhë të ashpër Iranin”. Garda revolucionare iraniane me sukses ka kryer prova të një rakete konvencionale, raketë që e fut Izraelin brenda rrezes së veprimit. Ky është një paralajmërim i qartë nga Irani, një reagim ndaj një manovre ushtarake të kohëve të fundit të kryer nga Izraeli, që u pa si një provë për një sulm mbi objektet bërthamore të Iranit. Televizioni shtetëror iranian tregoi provën me raketa që u krye nga një vend i shkretë, i thellë. Prova përfshiu edhe hedhje të raketave me rreze të shkurtër, të gjatë dhe të mesme, duke përfshirë dhe Shahab 3, që Irani thotë se ka rreze të 2 000 km. Një komandant i gardës iraniane tha se, raketat ishin gati për të qëlluar në çdo kohë dhe në çdo vend. Dhe në rast se kërcënimi nuk ishte ende i qartë, një zyrtar tha se Irani mund t’i prodhojë me shumicë këto raketa në vend. Komandantë të tjerë kanë kërcënuar të mbyllin ngushticën e Hormuzit në të cilën kalon një pjesë e madhe e naftës së botës.