Superliga Teuta mund te ngjitet sot ne krye te renditjes

Pas disa javësh poshtë kreut, skuadra bregdetare mund ta shijojë edhe një herë vendin e parë, edhe pse mund të mos jetë diçka përfundimtare. Në javën e 20-të, Teuta pret në Durrës Tomorin dhe mund të kalojë në kryesim të Superligës me një fitore pasi Skënderbeu që është i pari ka 41 pikë, kundrejt 40 të durrsakëve.
Skuadra e trajnerit Hasan Lika vjen në këtë përballje pas fitores së rëndësishme në Korçë, pikërisht ndaj Skënderbeut, pra moralin e ka tepër të lartë dhe shpresat për të fituar titullin e dytë në histori gjithashtu të mëdha.
Përballë ndodhet Tomori dhe beratasit të cilët rrezikojnë rënien nga Superliga, edhe pse fituan javën që kaloi ndaj Kamzës, madje thellësisht 4-1.
Durrsakët nuk besohet të kenë probleme formacioni, ndërsa publiku mendohet të jetë i shumtë në numër edhe sepse ndeshja luhet në orën 17:00, pra në një orar të përshtatshëm.
Gjithsesi, Teuta shpreson të rrisë forcën goditëse pasi ka shënuar vetëm 22 gola në 19 javë kampionat, tepër pak, edhe pse në këtë sezon Superliga shqiptare nuk shquhet aspak për shumicë golash.
Kjo është ndeshja e dytë e javës së 20-të, pas asaj Pogradeci-Vllaznia që përfundoi dje 2-1 për vendasit, ndërsa të dielën luhen ndeshje të rëndësishme si Kastrioti-Skënderbeu, Flamurtari-Bylis dhe Tirana-Apolonia. Java mbyllet të hënën me takimin Kamza-Dinamo.