E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti dekoron 4 krerët fetarë. "Përdorimi i fesë për politikë, i papranueshëm"

Presidenti Bamir Topi dekoron me urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" përfaqësuesit e katër komuniteteve fetare për kontributin e tyre në ushtrimin e besimit, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në Shqipëri. Ne nje ceremony te zhvilluar ne ambjentet e Pallatit te Brigadave kreu I shtetit dekoroi kryetarin e komunitetit mysliman, Hafiz Selim Muçën, kryetarin e komunitetit katolik, arkipeshkvin e Durrësit dhe te Tiranës, Monsijor Imzot Rrok Mirditen, kreun e komunitetit bektashi, Haxhi Dede Reshat Bardhin si dhe Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos.

Ne një fjalim të mbajtur para ndarjes së titujve presidenti tha shteti laik është garanti kryesor i lirisë së besimit dhe i bashkëjetesës paqësore në një shoqëri demokratike. “Në një shoqëri të hapur dhe demokratike, transparenca është marrëdhënie e domosdoshme ndërmjet bashkësive dhe shtetit, në të gjitha aspektet, përfshi edhe aspektin financiar apo të ndihmës së huaj për to, apo detyrime të këtij lloji, që shteti ka ndaj tyre. Besimi fetar i shërben rritjes së kombit sepse zëri i arsyes dhe zëri i ndërgjegjes fetare, pra shteti dhe feja janë aleatë në rrugën e progresit të përgjithshëm dhe realizimit të qëllimeve të përbashkëta. Shteti promovon nëpërmjet arsyes ato vlera që besimi fetar kultivon nëpërmjet fesë. Përdorimi i fesë për qëllime politike është i papranueshëm, futja e argumentit fetar si prapavijë politike është rrezik për harmoninë dhe laicitetin e shtetit. Kur kjo tendencë shfaqet, duhet të reagojmë me forcë e të bashkuar për ta izoluar fenomenin që në nisje" tha Topi.

Presidenti Topi është i pari president shqiptar që dekoron përfaqësuesit e katër komuniteteve fetare në vend. Te pranishem ne ceremonine e ndarjes se titujve ishin edhe kryeprokurorja Ina Rama, ambasadori amerikan Xhon Withers dhe perfaqesues te tjere te qeverise dhe nderkombetare.

Azhornuar së fundi ( e hënë , 05 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›