E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani, pas SHBA-së e Britanisë akuza Pakistanit

 

Pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, Irani ka akuzuar dje Pakistanin se është i përfshirë në sulmin vetëvrasës në Iran në të cilin u vranë 31 vetë, përfshirë edhe gjashtë komandantë të lartë të trupave elitë të Sigurisë, Gardës Revolucionare. Sulmi që ndodhi pranë kufirit me Pakistanin ishte më i fuqishmi i kryer kundër Gardës Revolucionare gjatë dekadave  të fundit. Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, tha se personat që ndodheshin prapa sulmit janë në Pakistan si dhe i bëri thirrje Islamabadit që t’i dorëzojë ata. Irani thotë se një grup militant sunit ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe kërcënoi se do të hakmerrej për të. Por Pakistani, i cili në të kaluarën i ka mbështetur grupet sunite, kësaj radhe e ka dënuar sulmin më të fundit dhe ka mohuar përfshirjen në të. Irani ka akuzuar edhe Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për përfshirje në sulm. Të dy superfuqitë dolën me deklarata zyrtare, ku mohonin përfshirjen e tyre në këtë sulm terrorist dhe ngushëlluan humbjen e viktimave. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›