Takimi për klimën, Braun forcon thirrjet
Dje në Londër nisi takimi i liderëve botërore të 17 vendeve më të zhvilluara, në përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi ndryshimet klimaterike përpara takimit të Kopenhagës. Kryeministri britanik, Gordon Braun, tha se bota do të ketë pasoja katastrofike nëse nuk arrihet një marrëveshje për ngrohjen globale në samitin e Kopenhagës në muajin dhjetor. Sipas tij, negociatorët kishin më pak se 50 ditë për të vendosur rrugën për planetin në 50 vitet e ardhshme. Ai tha se negociatat nuk po bënin mjaftueshëm një përparim të shpejtë. Takimi vjen dy ditë pas seancës-protestë të zhvilluar nën ujë të qeverisë në Maldive, e cila kërkonte ndërhyrjen e shpejtë të vendeve kundër emetimit të shumtë të dioksidit të karbonit. Po ashtu Fondi për Mbrojtjen e Natyrës në Australi ka paralajmëruar për një ndryshim të shpejtë të klimës brenda 5-10 vjetëve, nëse emetimet e dioksidit të karbonit nuk ulen shpejt.