E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria Papandreu fitoi besimin e Parlamentit për luftën ndaj krizës

 

Qeveria e re socialiste në Greqi fitoi mbështetjen e Parlamentit të hënën, për të shpëtuar vendin nga kriza fiskale, rigjallëruar ekonominë e vet të keqe dhe të luftojë korrupsionin. Në një votëbesim, kryeministri Jorgo Papandreu mori mbështetjen e të gjithë 160 anëtarëve të partisë socialiste PASOK, që gëzon një shumicë të rehatshme prej 10 vendesh, më shumë se gjysma e ulëseve në Parlament. Papandreu, i cili fitoi zgjedhjet e parakohshme më 4 tetor të thirrur nga konservatorët që po largohet, do të duhet të merret me recesionin e parë në Greqi prej 16 vitesh, me një buxhet prej më shumë se 10 për qind të prodhimit të brendshëm bruto dhe me borxhin më të lartë në historinë e vendit. “Kjo do të jetë e vështirë, nuk ka dyshim për këtë, por unë jam optimist. Gjatë katër viteve të ardhshme ne do të japim më të mirën. Ky është mandat i dhënë nga populli dhe unë kërkoj besimin prej jush”, tha ai në Parlament para votimit. Sipas vlerësimeve të qeverisë, ekonomia e Greqisë do të tkurret me 1.5 për qind këtë vit. Vendi është goditur gjatë muajve të fundit nga rritja e papunësisë dhe trazirat sociale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›