E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ireland ka të ardhme

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka insistuar se Stephen Ireland ende ka të ardhme në Eastlands. Mesfushori nuk është aktivizuar vazhdimisht pas ardhjes së Mancinit në vend të Mark Hughes. Por, strategu italian ka thënë:

“Kam respekt të madh për Irelandin sepse është futbollist i mirë. Ai ka pësuar lëndim para ndeshjes me Chelsean, por tani është kthyer dhe është i gatshëm për lojë. Kam mjaft opsione në mesfushë dhe Stephen është futbollist i rëndësishëm për ne”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›