E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real, pas Maiconit

Pas zhgënjimit në Ligën e Kampionëve, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka filluar të mendojë për ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm. Sipas të përditshmes spanjolle Sport, objektivi kryesor i gjigantit madrilen është përforcimi i krahëve.

Emri i parë i përmendur është mbrojtësi i Interit, Maicon. Nëse trajneri i Interit, Jose Mourinho, shkon në Madrid në fund të sezonit, atëherë besohet se kalimi i Maiconit në Santiago Bernabeu do të jetë më i lehtë. Maicon ka kontratë me Interin deri më 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›