E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reina pret kontratën e re

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina synon të vazhdojë qëndrimin në Angli dhe sukses me Spanjën në Kampionatin botëror këtë verë. “Aktualisht jam duke biseduar për vazhdimin e kontratës me Liverpoolin. Dua të bëhem portieri më i mirë në histori të klubit”, tha ai për të përditshmen sportive spanjolle Marca. Reina është i pazëvendësueshëm në Anfield, por mbetet portier i dytë i Spanjës. “E pranoj këtë status. Kemi futbollistë të klasit të lartë dhe synoj të arrijmë sukses në Kampionatin botëror”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›